Daily Archives: 13 Nëntor, 2018

Udhëpërshkrim nga Sanxhaku i Novi Pazarit: Kur gjuha përcakton kombin – si u shndërruan shqiptarët në boshnjakë?

N Pazar shator tetor 2018

Nëse e marrim parasysh shembullin e Sanxhakut, e kuptojmë arsyen se pse rilindësit tanë insistonin që gjuha, në programin e tyre nacional, është karakteristika kryesore e kombit. Për shkak të gjuhës, një pjesë e madhe e banorëve të Sanxhakut sot deklarohen boshnjakë. Ajo që ka ndodhur me shqiptarët në Sanxhak është mjaft e ngjashme me atë që ka ndodhur me arvanitasit në Greqi.