Inicijativa će i dalje nastaviti da podstiče institucije da neguju kulturu sećanja na žrtve ratnih sukoba
Danas u 15 časova u Knez Mihailovoj kod Delijske česme Inicijativa mladih za ljudska prava obeležava 20 godina od zločina nad albanskim civilima na Kosovu čija su tela skrivana u Batajnici pod nazivom “Batajnica 744: Zakopana istina”.
Presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Klinton, duke i krahasuar ngjarjet në Kosovë me ato të Holokaustit, pati deklaruar se “NATO-ja u dha fund përpjekjeve të qëllimshme dhe sistematike për spastrim etnik dhe gjenocid”.
‘Koštana’ është dramë e shkrimtarit të njohur serb Borisav Stanković. Kjo dramë është shkruar në vitin 1900 dhe për temë ka folklorin dhe adetet patriarkale serbe të kohës së fundit të shek. XIX. Ngjarja ndodhë në Vrajë, në të cilin qytet po ndryshonte jeta e dikurshme.
Popullata e Kosovës, e Sanxhakut dhe viseve të ndryshme të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, ndonëse u gjind nën sundimin e pushtuesit të ri nazifashist, e përjetuan këtë si lehtësim, madje edhe si shpëtim. Bashkimi i pjesës më të madhe të tokave shqiptare me Shqipërinë, u prit me një entuziazëm të madh nga popullsia shqiptare. Këtë bashkim, edhe pse erdhi si rrjedhojë e interesave strategjike të shteteve të Boshtit, shqiptarët, të cilët kishin përjetuar dhunë e terror të paparë, e konsideronin si çlirim kombëtar. Pra, pajtimi i shumicës së shqiptarëve me situatën e re të krijuar ishte si rrjedhojë e politikës gjenocidale që kishte zbatuar Mbretëria Jugosllave, përkatësisht pushteti serb. Ky diskriminim kishte arritur deri në ato përmasa, saqë te shqiptarët ishte krijuar bindja se cilido pushtues që do të vije, nuk mund të t’ishte më i egër se ai serb.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti po qëndron për vizitë zyrtare në Sanxhak të Serbisë. Sot ai bashkë me delegacionin nga Kosova dhe Lugina e Preshevës u pritën nga Kryetari i Komunës e Sijenicës Hazbo Mujoviq.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti ishte i ftuar si panelist në diskutimin mbi bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe sportit në procesin e krijimit të stabilitetit rajonal në Ballkan, që u organizua nga Këshilli Kombëtar Boshnjak në Novi Pazar.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti ka vizituar Tutinin në Shanxhak ku aty është pritur nga kryetari i komunës së Tutinit, Kenan Hot.
Këshilli Kombëtar Boshnjak organizoi në Novi Pazar ( Pazarin e Ri ) një panel me titull “Bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe sportit në procesin e krijimit të stabilitetit rajonal në Ballkan”.
Ambasada e ShBA-ve në BeH ka bërë të ditur se është “e tmerruar me raportimet për kërcënimet dhe retorikën nacionaliste gjatë ngjarjes së sotme” gjatë një manifestimi të serbëve në Vishegrad.
“Sjellja e tillë është e papranueshme. Presi, nga institucioinet relevante që të ndërmarrin hapa, të merren me këto kërcënime dhe e të bëjnë që të gjithë fajtorët të dënohen”, ka publikuar në Twitter Ambasada e ShBA-ve në Sarajevë.
Ambasadori i Britanisë së Madhe Matthew Field po në këtë rrjet shoqëror ka shkruar se në Vishegrad janë parë “skena shokuese”.
Edhe ai ka kërkuar masa dhe ka vënë në dukje se gjuha e urrejtjes nuk ka vend në shoqërinë moderne.
Siç është bërë e ditur, në Vishegrad të BeH-së janë tubuar pjesëtarët e Lëvizjes së Ravnagorës, për të shënuar përvjetorin e kapjes së kreut të çetnikëve nga Lufta e Dytë Botërore Draza Mihailovic.
Mediet e rajonit bëjnë të ditur se në veshje të cilat i përkujtojnë ato që i kanë pasur çetnikët në Luftën e Dytë Botërore, me shenjat e tyre dhe flamujt e luftës, janë rreshtuar në qendër të Vishegradit, qytet kufitar mes Serbisë e BeH-së.
Në Luftën e Dytë Botërore, nën komandën e të dënuarit për krime luftë Draza Mihailovicit janë bërë krime mbi boshnjakët në Bosnjë e Sanxhak, ndaj kroatëve si dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Mihailovic, i kapur në Vishegrad, është dënuar me vdekje nga pushteti i Titos, por pushteti serb në procesin e rehabilitimit të bashkëpunëtorëve të nazizmit, këtë e ka bërë edhe për Mihailovicin. Gjykata e lartë në Beograd në vitin 2015 e ka anuluar gjykimin e bërë në vitin 1946 dhe Mihailovicit pas vdekjes i janë kthyer të drejtat qytetare, shkruan “Jutarnji list”-i kroat.
“Është e turpshme që institucionet e shtetit (të BeH-së) vetëm shikojnë madhërimin e gjenocidit e krimeve të luftës, por edhe përçmimin e viktimave”, ka thënë ndër tjera Bakira Hasecic, kryetare e shoqatës “Gruaja-viktimë e luftës”, e cila edhe vetë është dëbuar nga Vishegradi gjatë luftës së të 90-tave./fmimages.net/