Çfarë Kosove duam
Fati i Kosovës i ngjante një stofi të padhembshëm në duart e rrobaqepësit hileqar e shpirtzi, i cili nuk e kishte problem të përdorte gërshërët vend e pavend. Prandaj, në të gjitha tavolinat diplomatike, Kosova doli e përgjakur nga gërshërët mizore të konferencave ndërkombëtare, duke e sakatosur në palcë trungun e madh iliro-arbnor