Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan para dy muaj vizitoi familjen 6 anëtareshe të Naser Veselit në fshatin Pidiq i cili jetonte në kushtë të vështira në thellësi të fshatit Pidiq. Tri vajzat e Naserit detyroheshin të vijonin mësimin në shkollën e fshatit Shurdhan larg shtëpisë 6 km nëpër mot të vështirë. Vijimin në shkollë e vështirësonte edhe më shumë rruga e paasfaltuar dhe tereni shumë i vështirë.