Organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega për Gjemani, SHKSH “Sali Çekaj” dhe Fondacioni “Besa”, javën e parë të marsit 2020, në Munih u organizua takim promovues dhe informativ, në mbështetje të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, me përfaqësuesit e Sanxhakut; Dr. Sulejman Uglanin, Kryetar i partisë Aksioni Demokratik i Sanxhakut, Prof. Mirza Hajdinoviq, Sekretar i partisë ADS, Prof. Ismet Azizi, Kryetar i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Prof. Ali Daci, Nënkryetar i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”. Të pranishëm ishin edhe gazetari, Marin Mema dhe Drejtori i Shkollës Fillore “Dacaj”, në Dacaj të Rozhajës së Sanxhakut të Malit të Zi, Haxhi Lajqi.