Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e shkollës fillore së djegur në fshatin Dacaj të Rozhajës në Mal të Zi.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e shkollës fillore së djegur në fshatin Dacaj të Rozhajës në Mal të Zi.
Drejtuar: Z. Haxhi Lajҫi
DREJTORI SHKOLLËS, DACAJ – ROZHAJË (Mali i Zi)
Lënda: Mbështetje për shkollen shqipe në Dacaj
I nderuar zoti drejtor i shkollës,
Shkruan: Ali Daci
Faktikisht këto lojëra janë pak të njohura ndër shqiptarët, por që kanë një lidhje jashtëzakonisht të ngushtë me gjenezën shqiptare, me traditën dhe mitologjinë e kombit shqiptar. Rrjedhin nga lojërat tradicionale kelmendase që zhvilloheshin kohë më parë në Fushën e Peshterit, afër burimeve të ftohta tek Krojet e Gjergj Elez Alisë. Një pjesë e tyre edhe sot e gjithë ditën kanë ngele të pa prekshme dhe populli i rrafshnaltës se Peshterit tubohet për çdo vit aty për të zhvilluar kulturën shpirtërore e materiale të këtij populli të lashtë më një gjenezë të pastër shqiptare, ashtu siç është uji i akullt i krojeve të Gjergj Elez Alis. Banoret e Pazarit të Ri, Sjenices, Tutinës, Dugopalanës, Rozhajës, Ribariqit, e të fshatrave për rreth në Fushën e Peshterit, afër këtyre burimeve të ujit të kreshnikut legjendar shqiptar, me 2 korrik për çdo vit aty takohen dhe kjo datë shënon njëkohësisht festën e vjetër katolike të Ditës së Njeses.
Në këtë fushë ku mitologjia popullore shqiptare thotë se Gjergj Elez Alia mundi Bajlozin e Zi, zhvillohen lojërat popullore, si ato të hedhjes së gurit nga krahu,të hedhjes së shtizës, mundja, pastaj vrapimi i kuajve,dyluftimi i taroçave, dyluftimi i deshve, e lojëra të tjera popullore që kanë një traditë të mirëfilltë shqiptare më karakter edhe pagan. Këto lojëra janë kryesisht të karakterit garues dhe në to marrin pjesë kryesisht meshkujt me më fuqi dhe talent, por edhe dukja e mashkullit këtu vlerësohet shumë nga gjinia femërore e posaçërisht kureshtare për të parë trupin e viganit më të bukur të këtij manifestimi janë të interesuara vajzat beqare dhe nuset e martuara gjatë asaj pranvere e vere. Pas shpalljes së fituesve me parë në ketë fushë u silleshin qengjat e pjekur në fërlik. Shtrohej sofra bujare për familjaret por në radhë të parë ajo shërbente për miqtë dhe fituesit e lojërave. Një interesim të madh ka zgjuar gjithmonë hedhja e gurapeshit, siç e quajnë vendasit hedhjen e gurit nga krahu. Këtu si në kohën e Gjergj Elez Alis ,hedhja e gurapeshit matet me hapa, ndërsa diferenca e garuesve më gjurmën e këmbëve. Shumë nga të rinjtë e kësaj zone e posaçërisht barinjtë me padurim e presin këtë ditë, pasi që ata të jenë përgatitur tinëz nga shokët për të triumfuar në këtë ditë të shënuar e historike për ta. Në saje të zhdërvjelltësisë dhe talentit por edhe të fuqisë, njëri nga ta gjithmonë fiton garën, por me fitoren e kësaj gare fitohet edhe simpatia nder vajzat kureshtare të cilat në këtë zonë janë të shumta dhe dallohen për shtatëlartësinë dhe bukurin e tyre. Garë tjetër shumë interesante e që ka një konkurrencë të madhe e për të cilën shpërblimi është më i madhi është vrapimi i kuajve. Kuajt mbahen të azdisur dhe shumë të stërvitur për garën. Dimrit këmbëve u vishen jastëk të rendë nga rëra të punuar apostafat për t’ju rënduar këmbët, behën ushtrimet e duhura dhe u epet tagjia me kujdes. Kur ati apo atkina del në fushë të mejdanit, ai ose ajo duket se fluturon me krah, i hiqen çorapët e çimentos dhe ai nuk i ndien këmbët e veta mbi fushën e but tek krojet legjendare të Gjergj Elez Alisë. Shpesh ka ndodh që kali në start të shkel këmbën e parë më të mbramën nga ngutja për të startuar i pari dhe ta thyejë atë, ose të pëlcas nga shpejtësia dhe binxhia i cili nuk ia shtrëngon frerin si e sa duhet. Pas kësaj fitoreje kërcet pushka dhe lëvdohet i zoti i shtëpisë për atit të shalës, por edhe ledhatohet kali fitues dhe dekorohet me kupën e fitores e orendi tjera dekorative, kuptohet shumë të çmueshme. Një nga fituesit e kësaj gare kishte fituar një lahutë shumë të shtrenjte të skalitur në dru me dy brirë dhie të nxjerrura në maje briskut në bishtin e saj. Pastaj vazhdojnë, si në arën, të kapën qetë, kryesisht taroça shumë të fuqishëm dhe të rryer për ketë luftë. Këtu barinjtë peshterak kanë gjelozi të madhe dhe shpesh me brisk ju mprehin brirët të luftetarëve të tyre. Humbësi i kësaj gare ka traditë të pranoj humbjen dhe të arsyetohet në klimën ose kullotën e pamjaftueshme që ka mbretëruar në atë rrafshlartë. Gara më desh sykana që kanë trup të gjatë e të lartë e brirë të sjellur deri në tri here rreth veshit është mjaft interesante dhe ndodh që një dash, siç janë desht e Ugllës apo Baçicës e Boroshticës apo Dolit të mundin deri në 5 kundërshtar gjatë garës. Pas përfundimit të dyluftimit shumica përfundojnë në brisk nga pronaret pasi që atyre u është përgjakur balli ose u është ndarë në dysh. Kjo nuk është vetëm garë por edhe prerje e deshve dhe pjekja e tyre behet aty për aty ku njerëzit kanë mundësi që të shijojnë mishin shumë të këndshëm të sykanit, bardhokanit , rudanit e sorranit apo edhe balushanit.
VALLËZIMI
Në vallëzim mbizotërojnë vallët serbe, si çaçaku, moravac, zhikino e rrallë hidhet shota.
Pasiqë të kenë përfunduar garat, fillon vallja dhe kënga. Dikur, pohojnë pleqtë e këtushëm dridhej toka nën këmbë nga kumbimi i daulleve dhe këngës shqiptare ku ushtonte pushka deri në rrafshinat e pa dukshme të Peshterit. Hidhej vallja e përbashkët, dora doras meshkuj e femra tok. Aty, luhej syri e çohej vetulla dhe shtrëngohej gishti e pëlqeheshin rinia në mes veti. Ky vendtakim ka qenë më shekuj edhe vend i njoftimeve në mes të rinjve. Ato njoftime kanë pasur më martesa të cilat janë shoqëruar me grabitjen e vajzës, ose njoftime të cilat miqësisht kanë përfunduar në bashkëshortësi të përjetshme, andaj edhe ky ka qenë një shkas i ardhjes aq masive i të rinjve në këtë datë të cilën gjatë gjithë vitit e kanë ëndërruar si zgjedhje te fatit të vet shumë të rijnë e të reje, por e dhe të moshuar e të veja. Veshja kombëtare dikur në tirq e xhubleta ka qenë prioritet dhe rregullimi e andulimi i femrave dhe dukja e bukur e mashkullit kanë bërë që të shtohet vlera e materialit shpirtëro,ruajtja dhe begatimi i kostumeve popullore ka qenë një kulturë e pasur materiale. Me kalimin e kohës dhe me asimilimin e popullatës janë zhdukur gradualisht edhe zakonet shqiptare. Bashkë me to është zhdukur edhe monumenti më i shenjt i kombit, gjuha e bukur shqipe. Sot, disa zona rurale të kësaj treve e flasin gjuhën shqipe. Baçica, Leskova, Ugëlla, Karajukajt, Cetanoviqi e Doli din ende të flasin dhe këndojnë shqip. Të rrallë janë ata që shqip dine të shkruajnë, pasi që këtu nuk ka shkollë në gjuhën shqipe. Kur do të ngritët Gjergj Elez Alia nga shtrati i vdekjes më nëntë plagët në trup në fushë të Peshterit pritet të shihet. Urojmë që Gjergjit mos t’i merret motra nga Bajlozi i Zi.
Binxhiu më i degjuar i Sanxhakut Mul Bibaj
Ragip Hasi nga Peshteri
I nderuar z. Ali Daci-Kryetar Shoqate-Manifestimi Tradicional “Ora e Maleve” Rozhajë!
I nderuar Staf Arsimorë dhe të nderuar nxënës të Shkollës Shqipe në Rozhajë!
FERIZ SALLKU NJË NDËR KRYEKAÇAKËT I SANXHAKUT DHE MURAT LOTINA DËSHMORËT E SHQIPËRISË ETNIKE
Shkruan: ALI N. DACI
/ Komuna e Leposaviqit dhe disa vendbanime të komunës së Rashkës iu bashkangjitën Kosovës, më vitin 1959/
Shkruan : Xhemaledin SALIHU
Shkruan : Ali Daci
Ugëlla ka qenë gjithmonë vatër e e trimave dhe burrave të dëgjuar që kombit i kanë dhënë shumë . Familja malësore e Hukajve ( të sllavizuar në Hukiq) ka më së të mburrët. Smajl Huka ishte burri i cili mbante lidhjet me prijesit e Kosovës dhe të Shqipërisë. Dihet dhe edhe sot flitet shkuarja e tij në Tiranë në Oborin mbreteror ku ishte pritur nga Mreti i Shqiptarëve Ahmet Zogu. Në pritjen mbreteror peshteraku ju kishte drejtuar Mbretit të shqiparëve se ai kishte ardhë të Lartëmadhetria e Tij më të vetmen kërkesë që Sanxhaku të përfshihej në harten e Shqipërisë mbreterore , në hartën e Shqipërisë Etnike. Smajl Huka kishte lenë tre djem si tri martina. Burrat e Ugëlles kanë luftuar më pushkë në dorë kunder çetnikëve të Pavle Gjurishiqit dhe kundër partizanëve po ashtu. Ata u radhitën në krah të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit dhe me dinjitet e besnikëri mbrojten trojet e Shqipërisë Etnike. Zaim Smajli ishtre luftetar i rrept dhe pas Luftës së Dytë partia komuniste përndjeku familjen e Hukajve, e veçanarishjt Zaimin të cilin edhe e denoj më burg të pëtjetshëm , por pas rigjykimit ai u denua me 6 vjet burg të cilat i kaloj në burgun famkeq të Sremit. Disa familje të Hukajve u shpërngulen për Turqi dhe sot një numër i shumtë jeton atje. Edhe Hajriz Smajl Huka ( 1912- 1987 ) (Foto e Hajrizit në shall të bardhë) tërë jetën punoj për Peshterin dhe ishte pjesë e prijes i pleqnarëve dhe pajtuesve të Sanxhakut.
Në të hyrë të fshatit Ugëll në krahun e majtë janë shtëpitë e Hukajve që janë më origjinë nga Malësia e Madhe. Na pret Ismet Hukiqi që në fushë dhe na flet bukur shqip, por që i biri i tij nuk e di as një fjalë që i ati dhe unë flasim. Takojmë Osman Hukiqin babain e Ismetit i cili për mrekulli flet gjuhën e të parëve të tij. Na dëshiron mirëseardhjen dhe në pozicionohemi nën hijen e një peme që janë të rralla në Peshter. Osdamin ka 79 vjet dhe rrefen se dikur fshati i tij ishte fshat në zë si për bujari ashtu edhe për trimëri. Ugëlla, mësojmë nga Osman Hukiqi, ka këto lagje, Bibajt 20 shtëpi, Plakajt 10 shtëpi, Gorçajt po ashtu janë nja dhjetë shtëpi, Kurtbashajt kanë ngelë vetëm 6 shtëpi, Mujazinoviqet nja 10 sosh kurse Camajt vetëm 3 shtëpi si dhe Martinajt. Ai rrëfen për të kaluarën e Peshterit e posaqerisht për Ugllën. Gjithë këto maja që po i shihni sot mbajnë toponimet shqiptare si Maja e Preht, Maja e Alis e Bunari i Plakës, Luldielli, Shpella e bor’s, Gropat, Krojet e Gjergj Elez Alisë etj. flasin për të kaluarën e lavdishme të kësaj treve. Osmani na flet për qëndresën e Ugëllës në luftën e Dytë Botërore dhe ardhjen në ndihmë të brigadave shqiptare. Ai flet me krenari për Sak Fazlin –Bajraktarin e Rugovës, për qëndresën e rugovasve në luftë për mbrojtjen e Pazarit. Përmend Aqif Blyten dhe patriotizmin e tij për ruajtjen e tërësisë territoriale të tokave shqiptare. Pastaj përmend vëllezërit Musa dhe Jus Gorçaj të cilët i kanë pushkatuar partizanet pasi që ata kishin qenë vullnetar në brigadat shqiptare e që kishin luftuar nën flamurin shqiptar e shumë patriot tjerë të asaj kohe jo fort të largët të cilët komunizmi i ka zhduk e internuar në të katër anët e botës. Osmani edhe sot ruan traditën e hershme të kultivimit të bagëtisë. Djali i tij, Ismeti është kthyer nga kurbeti dhe sot grigja e tij numëron 200 dele e po aq qengja. Dikur secila shtëpi në Ugëll ka pasur mbi 100 dele, kurse sot shumë pak dëgjohen këmborët e ogiçëve, pasiqë popullata është përgjysmuar dhe shumica dimrat i kalojnë në Pazar të Ri e Sjenicë, në Sarajevë e jashtë atdheut, në Turqi. Shkolla katërklaseshe ka afër 70 nxënës dhe se mësimi zhvillohet në gjuhën serbe. Varrezat tek xhamia e fshatit rrëfejnë më së miri për të kaluarën e fshatit. Epitafet dhe gravurat e të vdekurve më plisa të bardh mbi kokë e shalla janë vet historia e këtij fsahti. Nëse të vdekurit janë identifikuesit e së kaluarës atëherë Ugëlla edhe sot duhet të jetë shqiptare, por…
Hajriz Smajl Huka ( 1912- 1987 ) dhe të parët e Bibajve
Deli Biba (foto e vitit 1928 )
Nga e majta në të djathtë, në këmbë femijet 1. Grisha e bija e Delisë, 2. Ali Ademi, 3Adem i Delisë, Murseli i Nukës, 5. Beqir Rama, 6. Niman Ramhusi, 7. Mulla Omeri. Ulur nga e majta në të djathtë 1. Rexhep Kapedani, 2. Hasan Efenia Kapedani, 3. Nuka dhe ne krah ka nipin Sallko, 5. Selaman Ramhusi, vellai i Nimanit.
Që nga shtatori filloristët e Luginës do të përdorin të njëjtat tekste mësimore si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë.
Bashkë e bëmë të mundur, të pamundurën!
Arsimi në Luginë të trajtohet si çështje e madhe vlerash të përqendruar tek cilësia.
Po sa të shkel këmba në fushën e Peshterit të bien në sy shtëpitë përdhese të ndërtuara nga thuprat e të lyera me baltë. Pullazet e mbuluara më kashtë, vizitorin e mahnitin dhe e kthejnë një shekull pas. Vështirë mund t’ju besosh syve se ato shtëpi përdhese qëndrojnë ashtu nga koha e qëndrimit të vet popullatës aty. Shtëpitë e hambarët e mbuluara me kashte janë realitet i kohës. Ato janë magjepse dhe të dukën si kullat e përrallave. Për një çast të kujtojnë kohën migjenijane dhe pajtohesh me stilin, hijeshinë e arkitekturen e tyre. A është Sanxhaku sot duke u shkri nën regjimin serb si dikur Toplica, Nishi, Piroti, Leskovci e Vranja. Politika serbomadhe e asimilimit në Sanxhak edhe sot vazhdon me ritëm më të shpejt se kurrë. Deri kur shqiptarët duhet të asimilohen e të shkrihen në një komb tjetër që nuk ka fare të bëjë më gjakun e tyre?