Daily Archives: 18 Maj, 2020

Mbi 100 vjet shpërngulje në Rozhajë kërkojnë drejtesi: po ti, si do të veprosh?

Screenshot (250)

 

 

Art Kurti
Historia shqiptare ka shumë dhimbje, por ka dhe shumë vullnet e këmbëngulje. Me punë të palodhur, do rindërtojmë ato që u humbën dhe do vi dita që Tregovishtës do ti rikthehen gjithë brezat që u shpërngulen. Atë ditë, të gjithë do bërtasim: ishim, jemi dhe do jemi!

U dogj shkolla fillore në Dacaj të Rozhajës

Neziri_Prof._Dr_Zymer

Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri
Lajmi i rëndë bëhet shumë më i rëndë kur merr vesh se u dogj një shkollë, si kjo në katundin Dacaj, Komuna e Tregovishtës (Rozhajës). I doli flaka vendit të njohur të dijes së kësaj ane në gjuhën shqipe. Lajmi bëhet edhe shumë më i trishtueshëm, kur të thonë ky zjarr nuk është nga fatkeqësia. Të zë tmerri e ankthi dhe mbetesh pa gojë kur merr vesh se dora e njeriut ia vuri flakën kësaj shkolle, më tha me telefon Haxhi Lajçi, njeriu që është në krye të shkollës fillore ‘’Dacaj’’, në Dacaj, dhe është veprimtar shumë i njohur i kësaj ane.

 

Urrejtje shekullore, ndaj egzistimit të elementit autokton-shqiptar?!

97207093_666239947492309_8966867600571105280_n

Enver Prelvukaj: Ky akt-terrorist serb është i qellimshëm, i cili tregon haptazi qẽ dora e zezë – kriminale, ka urrejtje shekullore, ndaj egzistimit të elementit autokton-shqiptar?!..