Daily Archives: 11 Qershor, 2020

PA RROTLLA REXHEP DEDUSHAJ ( video)

Screenshot (308)

Lidhja e Prizrenit më 1880

daut

 

Më poshtë keni një pjesë të shkurtë që spjegon aktivitetin e Lidhjes së Prizrenit gjatë këtij viti. Kjo është një pjesë e shkoqitur nga kapitulli II i librit  (Britania, çështja shqiptare dhe rënia e Perandorisë Otomane 1876-1914) që gjendet në proces të botimit:

Dr. Daut Dauti

TREGOVISHTA E DIKURSHME SHQIPTARE – ROZHAJA ( III)

rozhaja

 

SHPERNGULJET NGA KELMENDI
( Kur t’banat verore kthehen në vendbanime të përhershme )

Shkruan: Ali Daci

Osman Pasha, në vitin 1764 dhe në vitin 1770 sjellë forca të mëdha ushtarake dhe pushton qytezën heroike duke i shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe në bagëti e katandi. Nga kjo kohë nis shpërngulja e malësoreve nga këto treva,e shkak i shpërnguljeve ishte frika se mos ushtria armike do të hakmerrej për ushtarët dhe zaptit e vrarë. Shumë nga historianët theksojnë së në vitin 1700 në Tregovishtë vendosen edhe familjet katolike të Kuçit, e të vëllazërive tjera të cilët për t’i shpëtuar masakrës turke,pranuan fenë ortodokse dhe se në shtëpitë e tyre filloj të flitej serbishtja, pasi që kjo në krahasim më gjuhën shqipe ishte e lejuar. Fisi i Kuçit u vendos në krahun e djathtë të lumit të Bardhë.(Ibrit). Edhe sulltan Mahmuti i II-të ,në defterin e tij përmend Tregovishten ku mblidhen detyrimet fiskale për Patrikanën së Pejës nga Perandoria Osmane.

Fotografia e Ali Daci

Në vitin 1802,me ndihmën e Mahmut Begut nga Peja, më të cilin kishte lidhje familjare familja e Ganiqve nga Tregovishte, ndërtohet Kulla e cila më vonë merr emrin Kulla e Ganiqëve, e cila edhe sot i ka themelet në krahun e majtë të lumit Ibër.. Sa u përket shqiptarëve në komunën e Rozhajës, mund te themi se ata para viteve 1878 ishin këtu shumicë dhe si të tillë dominonin më 80% të popullatës dhe se vetëm ngjarjet e Kongresit famëkeq të Berlinit, dhe vendimit e tij tragjike për shqiptarët, për copëtimin e tokave të tyre, më shkatërrimin e identitetit kombëtar shqiptar e që u manifestuar me shpërngulje, masakra dhe asimilim nga robëruesit dhe grabitqaret sllav. Dihen mirë pasojat dhe shkatërrimet e fqinjëve grabitqar mbi tokat shqiptare. Andaj edhe Tregovishta ,si të gjitha qytetet shqiptare të asaj kohe, pësoi një pushtim çnjerëzorë dhe përjetojë një shkombëtarizim misterioz. Duke qenë digë e tregtisë së asaj kohe, për gjen e gjallë (baletin e trashë dhe të imt, mish e bylmet), Tregovishta që shndërruar në një vend kyç tregtar, po edhe vend trazirash. Kur në shumë dokumente historike flitet se pas Kongresit të Berlinit dhunshëm Malit të Zi ju bashkëngjiten Ana e Malit, Kraja, Hoti,Gruda, Plava e Gucia e assesi nga historianet shqiptar nuk përmendet (Rozhaja) Tregovishta si një nga këto treva shqiptare, kjo e metë e historianeve, është për çdo kritik dhe se çështjet e kësaj dore duan trajtim të mirëfilltë historik dhe shkencor pa manipulime e falsifikime historike. Mundësit e tilla damkosin dhe çorodisin historinë e popullit shqiptar. Fisi i Kelmendit dhe ai i Kuçit, që kur kanë ekzistuar këtu, janë përpjekur për mbisundim ndaj njëri tjetrit. Ata këtë politikë udhëheqëse të mbisundimit edhe këtu e kanë zhvilluar. Kështu ka ndodh që pjesëtari i njërit fis të plaket e të mos guxoi të shkel oborrin e fisit tjetër. Thuhet se çdo frëngji e Kullës se Ganiqëve ka pas në shënjestër shtëpitë Kelmendase në anën e kundërt. Kështu Ganiqet që janë fis i Kuçit u treguan më lojal ndaj turkut dhe ndaj çdo sundimtari dhe me forcën e dorës së hekurt arritën që kelmendasit t’i mundin duke iu dhënë administratës turke zyrtar besnik. Në dokumentet arkivore përmenden Avdi Aga, Tahir Aga, Muart aga, kajmekami i Beranes Ahemet efendija, dhe deputeti në parlamentit turk Shemsi Pasha që ishte nga i fisit të Kuçit,me banim nga Bishevë. Se sa kishin armiqësi këto dy fise që po jetonin në një qytet e që kishin dy xhami, ata as për se vdekuri nuk doni të ishin pran njëri tjetrit, për këtë fletë fakti se ata edhe varrezat i kishin të ndara. Nga gjysma e shekullit XIX, Kuçet e gjeten mbështetjen e vet në pashën e që mbështetej edhe Peja, ndërsa Kelmendasit u drejtuan kah pasha i Shkaodres pikërisht për inat të kuçjanëve. Zonjat Irbi dhe Makenzijeva, angleze, të cilat kanë vizituar këto anë, në analet e veta kanë shkruar se në qytezën e Tregovishtës vështirë mund të kaloj kush pa shoqërim nga vendasit, sepse pasonte rreziku nga hajdutet dhe kryengritësit e kësaj ane .Ruga e Karvanit e cila ishte arteria kryesore e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, kalon nëpërmes të Malësisë së Tregovishtes. Nga Prizreni-Gjakova -Peja -Tregovishta – Pazari i Ri-Sjenica e deri në Tasligje. Këtë trevë e bënte të gjallë besa, mikpritja dhe bujaria. Se sa ishte bujare kjo anë flet vepra e familjes së Haxhi Sejd Dacit, i cili për kalorësit e rastit, në Dacaj, në rrugë shtrohej sofra me bukë e krip e zemër. Pasi që toka këtu ishte jopjellore dhe buka nuk mjaftonte, kjo trevë historikisht është ushqyer nga hambarët e Kosovës ,dhe se malet e Kullës dhe Gryka e Zhlebit shumë herë kanë qenë pritë e pakalueshme për karvanët e shumtë. Çetat hajdute këtu bënin kërdinë, merrnin të hollat dhe plaçkitnin karvanin. Këto pakënaqësi shumë herë i ka përjetuar edhe ushtria turke por edhe ajo sllave në këtë “Via Egnatia” shqiptare.Për ndodhitë historike të Rozhajës ka shumë informacione serbe pasi që ata ishin shumë të interesuar për Sanxhakun ku nga aty shihnin shtegun e kalimit për në fushat pjellore të Kosovës. Kështu përiudhat kohore në mes te viteve 1819-1836 i kemi mirë të sqaruara nga Knjazi i Pozhegës Vasa Popoviq, i cili i kishte dërguar Millosh Obrenoviqit informacione rreth ngjarjeve dhe zhvillimeve në Tregovishtë dhe Sanxhak. Nga këto dokumente kuptojmë se në vitin 1827 Ganiqet e Rozhajës nën krahun e Rrezak Pshës nga Peja dhe në mbështetje të kelmendasve nga Tregovishta dhe Peshteri e Bihori do t’ i mbeteshin besnik sulltanit në rast të një kryengritje të mundshme nga pala Bosane apo ajo Shqipatre.

Dredhitë turke kanë hasmuar gjithnjë vëllezërin Kuç dhe Kelmend dhe kështu kanë arritur që t’i përçajnë dhe t’i sundojnë. Kryengritja e Kelmendasve dhe e Kuçve në Peshter që mirë e organizuar sa që e detyruan Osman Pashën të ikte e të strehohej në Kullëne Ganiqeve, ku ne besë u mbajt armiku derisa i erdhën përforcimet. Në vitin 1864 në garnizonin turk në Pazar të Ri rebelohen ushtarët shqiptarë ku në mesin e tyre ishin edhe 24 ushtar nga Tregovishta, shkak i kësaj kryengritje ishte sjellja armiqësore dhe katile e oficerëve turq ndaj shqiptarëve. Po këtë vit, shpërthen edhe një kryengritje tjetër në Tregovishtë më rastin e bastisjes se ushtrisë turke në kërkim të armëve me ç’rast disa fshatra falë qëndresës së armatosur nuk u bastisen. Një nga të dëgjueshmit e Abdyl Hamidit ishte edhe Shemsi Pasha nga Bisheva, deri në çastin kur serbet e kuptuan forcën e tij. Ata bënë çmos që Shemsi Pasha ta kthej pushkën nga turqit dhe ja arritën. Edhe Shemsi Pashën e pat njohur Isa Boletini i cili e kishte komshi në Mitrovicë. Ky i kuças nga një bari u bë pashë çka më se miri flet për jetën e tij vet titulli i dhuruar nga turqit. Në vitin 1903 shqiptaret e Bishevës kanë refuzuar rekrutimin e ushtarëve në ushtrinë turke, po ashtu ndaj çipçinjve nuk kanë paguar haraçin dhe se një pjesë e tyre kanë dalë komit pa dashur t’i përgjigjen kërkesës turke. Nga ky zullum 60 shqiptar të Bishevës janë arratisu nga shtëpitë e tyre ku tre prej tyre kanë vdek për shkak të reprezaljeve nga torturat e sunduesit otoman. Kajmekamët turk ishin të pafuqishëm në krahasim më krerët e fisit dhe kështu ata përdornin dredhitë dhe metodat më perfide për sundim .Dihet dhe është folur nga pleq tanë se djemtë e Kelmendit kishin lidhë te gjallë një kajmekam turk dhe e kishin dërguar në Pejë tek qeveritaret turq duke ju thenë :”Se ky është tepër i mençëm për vendin ton aq të vogël.” Vitet e Indipedencës, Tregovishtën do ta gjejnë të shpërndarë dhe pa opsione të organizimit. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, me 28 nëntor 1912 i gëzon shqiptaret e kësaj ane dhe së nga gëzimi theren desh e hidhet valle. Agallarët dhe bejlerët e Tregovishtës kanë tregtuar edhe me viset tjera shqiptare si më Pejën, Gjakovën, Prizerenin, Mitrovicën, Prishtinën, Shkodren, Lezhen, Shiakun, Pazarin e Ri, Tasligjen, Sjenicën ,Istogun por edhe me qytetet tjera si më Selanikun, Stambollën etj. Në vitin 1828 Hasan Hoti kishte mësyrë Tregovishtën me 8000 zaptije e sejmen të turkut, mirëpo në përleshje sipër nga shpella “Saranxha” afër Kullës së Ganiqëve, ka shti me pushkën e vet që peshonte 8 kg,Kadri Kuçi, ky trimi i kësaj kohe, i cili ka vra bajraktarin e kësaj njësie ndëshkuese me ç’ rast ushtria nga paniku u alarmua dhe u shpërnda e llahtarisur. Kuptohet, malësoret kësaj ushtrie iu lëshuan më vrap dhe e ndoqën këmba këmbës deri në Tasligje. Në popull flitet se për të ardhur deri të paça në mes te rozhajasve dhe valiut të Shkodres u arrit një marrëveshje pajtimi ku këta të fundit u detyruan t’i japin dy meshkuj peng, më ç’ rast turqit njërin nga ta e vrasin. Ky far Hasan Hoti, që pa dyshim ishte bashibozukë i sundimtarëve turq në Fushën e Peshterit, më mdihmen e valive turk, ngriti një kullë ku rreth e përqark e stolisi me varëse trekëbëshe ,ku ndëshkonte shqiptaret e kësaj fushe. Ky mysafir i dhunshëm, shqiptaret e Bihorit dhe ata të Peshterit i kishte mbeshtjellur në futen e zezë,ku nga shumë ndëshkimet e Hasan Hotit janë formuar varrezat e martirëve në Suhodol. Ky tiran solli shumë të këqija në këto treva dhe së tirania e tij u këndua nga masa e persekutuar e në kemi arritur t’i dimë vetëm këto vargje që tregojnë mirë se kush ishte Hasan Hoti:”Nuk të vret pushka e zotit, por te vret dora e Hasan Hotit.” Pra ky tradhtarë beri kërdinë mbi popullatën shqiptare, këtu deri në vitin 1836, kur kryengritësit shqiptar ja rrafshojnë kullën për dhe. Pas rënies se mbretërisë turke agallarët dhe bejlerët e kësaj treve filluan të merreshin më të madhe me tregti kështu që bylykët e deleve dhe gjedheve arrinin në qindra e mijëra krerë, ku nga çipçit e tyre ata mblidhnin taksa të majme, kështu që disa prej tyre u pasuruan tej mase sa që bagëtinë e tyre i nxirrnin në shitje edhe në Selanik, Stamboll e Shkodër. Pastaj pasojnë luftërat Ballkanike dhe lufta për mbijetesë. Kështu shqiptaret e kësaj ane si gjithë shqiptaret e tjerë përjetojnë ndëshkimet historike që për ta janë më specifike nga gjithë popujt e Evropës juglindore. Lufta e Parë Botërore këtë popullatë do ta gjejë të përgjysmuar dhe jo etnikisht të pastër. Ndërsa Lufta e Dytë Botërore do ta gjej 60% të asimiluar. Për këtë luftë të cilën e mbajnë mirë mend baballarët tanë mund të flasim në aspektin e qëndresës por edhe në atë të edukimit kombëtar e antikombëtar.
( Vijon )

Fotografia e Ali Daci

1. Shpergulja e shqiptarëve nga Rozhaja për Turqi ( 1956 – 1966)
2. Azem Hak Daci dhe Hadër Shemsi Kallaqi ( nga e majta në të djathtë )
3.Shemsi Pasha nga Bisheva