Daily Archives: 12 Qershor, 2020

DOSJA K – MASAKRAT E KOMUNISTËVE NË KOSOVË

Screenshot (337)

TREGOVISHTA E DIKURSHME SHQIPTARE – ROZHAJA ( IV )

Ali Daci

 

KOMANDANTI I FORCAVE I VULLNETARE SHQIPTARE MULLA JAKUP KOMBI

MULLA JAKUP KOMBI-të shpallët dëshmor i kombit

Shkruan : Ali Daci

I pavdekshmi, Jakup Ahmet Kombi ( Kardoviq ), komandanti i Forcave Vullnetare Shqiptare në Tregovishtë ka mbet nën mëshirën e harresës historike. Mulla Jakup Kombi në historinë shqiptare do të rradhitet përkrah Aqif Blytës, Ahmet Dacit, Sak Fazlis, Mulla Zekë Bërdynës, Shaban Polluzhës, Adem Najë Kurtagiqit, Mehmet Gradicës, Bajram Gashit, Mustafa Krujës, Kurt Abazit, e shumë bashkëkombasve të tij të cilët Shqipërisë Etnike, atdheut ia falën gjë më të shtrenjët ,jetën. Pazari i Ri, Peja,Tutina, Sjenica,Tregovishta ( Rozhaja),Tirana e Prishtina këtij burri i kanë shumë borxh. Institucionet shqiptare duhet që Jakup Kombin ta shpallin dëshmor të kombit. Këtë veper humane e njerzore duhet zyrtarisht ta dekretoj presidenti i Shqiperisë SHMT Zoti Ilir Meta. Vetem kështu këtij burri dhe bashkëluftetarëve të Tij u dilit hakut.