Monthly Archives: Gusht 2020

Harta etnike nr. 2 / Guillaume Lejean 1861

Screenshot (715)

Ja 11 argumente, se përse Kosova NUK DUHET të hyj nē pazare me Serbinë

fadil maloku

  1. Kosova nuk e ka presionin si Serbia e qendrave vendimarrëse për përmbushjen e kritereve strikte (lexo; disiplinimin taksativ e ultimativ!) dhe joshjen “atraktive” për t’u futur në “ndërtesën e ftohtë”, të shquar si BE. Bile, Kosovës ende nuk i është caktuar as edhe një datë e vetme shpresëdhënëse (si Serbisë 2023-ta, p.sh.). Bile, as për liberalizim të vizave! Por kjo BE është duke na mbajtur në burg kolektiv, si asnjë vend e shtet tjetër në kontinent.
  2. “Status quo-ja” në Kosovë nuk është duke e kërcënuar me asnjë element; sigurinë dhe stabilitetin e Serbisë, e aq më pak të rajonit dhe kontinentit…Përkundrazi, të gjitha analizat e sigurisë dhe stabilitetit rajonal e kontinental, flasim për rritje të mobilizimit për ruajtje e mirëmbajtje të suksesshme të saj.
  3. “Status quoja” do e mundësonte padyshim njē rishikim; social, politik, ekonomik, juridik, arsimor, ushtarak…etj., të vendit. Në mënyrë që të analizohën; dobësitë e sistemit, mënyra e reduktimit të administratës marramendëse (100.000 punëtorë ka administrata jonē, krahasuar me Slloveninë që ka vetëm 33.000!), ndryshimet në gjyqësore (një lloj Vetingu, si në Shqipëri);…
  4. “Status quo-ja”, miqve tanë ndërkombëtarë do u ofronte një “time out” të ri për të kuptuar dhe dëshmuar jo vetëm pjekurinë “tonë qeverisëse”, por edhe për ta lehtësuar jo vetēm “agjendën e bisedimeve finale me Serbinē”, por edhe me Brukselin në tërësi…
  5. “Status quo-ja” do e shmangte domosdoshmërisht dhe sigurt etnomobilizimin e rrezikshëm, që është duke u stimualuar ideja e (trojkes; Thaçi&Rama&Vuçiq) “shkëmbimit të teritorreve” (alias, copëtimit të vetëdijshëm; ca fshatra të Preshevēs me katër komuna kosovare!?). Që është një rrezik real jo veç për Kosovēn e Serbinē, por për gjithë Ballkanin.
  6. “Status quo-ja” çuditërisht është e shëndetshme edhe për Serbinë, ngase; do e mobilizonte shumë më shumë atë që t’i përmbushë obligimet taksative që ia ka imponuar BE-ja. Edhe BE-ja, do e ruante sigurinë dhe stabilitetin e vetë, në këto kohëra të rikonfigurimeve të reja në nivel global.
  7. “Status quo-ja”, do krijonte kondita të reja që do ishin shumë më të artikuluara, më të qarta e më decidive, edhe për miqtë tanë (të cilët në këto dy dekada; veç na kanë mësuar “ta hajmë peshkun”, e jo edhe si “ta zëmë atë”. Pra na duhet ta riaktivizojmë diskursin për mobilitetin e sovranitetit (që nuk e kanë njohur akoma pesë shtete evropiane), e jo atë të “korigjimit” (eufemizmi për copëtimin)…
  8. “Status quo-ja”, përmes pjekurisë së institucioneve demokratike, do krijonte konditat (ekonomike e politike) e reja e shumë më të fuqishme për forcimin e gjysmë sovranitetit dhe definitivisht konditat për një siguri dhe stabilitet edhe për ambiciet e aleatëve amerikan…
  9. “Status quo-ja” do e përgatiste Kosovën për anëtarësim në OKB. Sepse, marrja e ulëses në OKB-së, në këmbim të copëtimit, është naive dhe shumë destruktive! Arsye; nuk jep asnjë garancion ndërkombëtar për njohjen e mëpastajme të Kosovës si shtet nga ana e Serbisë. Kemi rastin më eklakant të Palestinës…
  10. “Status quo-ja”, gjithashtu do e krijonte edhe; etnopsikologjinë koherente me zhvillimet dhe proceset që janë në horizont…Pra, starti i bisedimeve për tema të interesit nacional e shtetëror, pa barazi statutesh politike në tavolinën e bisedimeve, do na mveshte dosido hendikapin e rrezikut të vazhdimit të mosnjohjes nga ana e Serbisë. Që është ajo hallka kyqe e mashtrimit dhe naivitetit tanë, në rast se pranojmë të “korigjohemi” parcialisht.
  11. “Status quo-ja”, duhet të na jap përgjigje në tri çështje fundamentale; çfarë DUAM me veprimet e nxitura, rreth “korigjimit, shkëmbimit, ndarjes apo copëtimit” teritorial; çfarë MUNDEMI dhe si mundemi t’i realizojmë interesat tona gjithëkombëtare e shtetërore, në rrethanat (për mendimin tim, tash për tash të disfavorshme) të pavolitshme kombëtare e ndërkombëtare; dhe në çfarë mēnyre DUHET t’i realizojmë synimet tona (afatshkurtëra, afatmesme, e afatgjata) strategjike, në kornizën e gjeostrategjisë së re në horizont…

Çfarë kërkoi motra e Aqif Blytës nga kreu i UDB-ës, pas ekzekutimit të tij?

Screenshot (712)

 

Pas hyrjes së trupave serbo-çetnike në qytetin e N. Pazarit në nëntor të vitit 1945, Aqif Blyta me bashkëpunëtor u gjet në Kosovë. Në rrugë e sipër miqtë e tij kërkuan nga ia të vazhdojnë rrugën për Greqi, për t}u strehuar në Turqi. Aqif Blyta nuk pranoi të largohet dhe miqëve të tij të jetës , vllezërve Dreshaj dhe hasan agë Zvizdiqit u tha: “ Unë nuk largohem nga vendi im, do të kthehem në Pazar, le të bëhet ça të bëhet, Unë nuk jam fajtor për asgjë“  me këtë rast e tha  fjalinë e tij të famshme “Fëmijët e Pazarit të Ri , nuk do të harrojnë kurrë“.

ZGJEDHJET PARLAMENTARE, NË ATMOSFERË TË KRIZËS SHUMËDIMENSIONALE

Draga

Diskursi politik

Në sajë të gjendjes ekzistuese  zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi(30 gusht), do të mbahën në një krizë shumëdimensionale të pa parë deri më tash  ku përveç asaj ekonomike e politike i është shtuar edhe ajo shëndetësore(Corona-19), që nuk ka dilemë së do të ndikojë  në daljen e qytetarëve për të votuar, nga del se do të kemi rezultat të diskutueshëm  deri në momentin e fundit  për të përcaktuar shumicën e ardhshmë parlamentare

Nail  Draga

Rexhep Shkrijel (1958) pjesa e I -rë

Rexhep_Shkrijeli_First_Frame

Rexhep Shkrijel (1958) pjesa e II -të, video

rexhep sshkrijelHistori të vjetra nga njerëz të vjetër – Stare priče starih ljudi
Rexhep Shkrijel, (1958) lindur ne Megjugor, Peshter me vendbanim në Novi Pazar
Redžp Škrijelj (1958) Međugor Pešter, mesto stanovanja Novi Pazar

Rrotacioni politik i shëndetëshëm për demokracinë

Draga N.Diskursi politik

Në vendet demokratike me pushtet të konsoliduar rrotacioni  politik është dukuri normale, që është në favor të demokracisë dhe të pluralizmit, ndërsa përjashtim bëjnë vendet autoritare  me animozitete të brendshme jo vetëm politike, ku Mali i Zi, paraqet rast të veçantë në vendet e ish kampit socialist në  Europën Juglindore

Robert Elsie: Disa mendime për traditat epike shqiptare dhe boshnjake

3500

 

Parë nga një këndvështrim i huaj, eposi shqiptar është produkt i një kulture shumë pak të njohur
dhe një gjuhe të vështirë dhe të studiuar shumë rrallë. Si i tillë, ky epos ka mbetur nën hijen e
eposit serbokroat, apo më mirë të themi të atij mysliman boshnjak, me të cilin, pa diskutim, ka
afërsi.

EDHE PSE NË RRETHANA PANDEMIE DHE ME KUFIZIME NDËRSHTETËRORE, MJETET SHKOLLORE ARRITËN NË SH.F. „DACAJ“, TË ROZHAJËS

Maxhun-123

Biblioteka Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi”, në Pilsting të Bavarisë së Poshtme, që nga themelimi saj, në tetor të 2015-tës, përveq furnizimit me libra për lexuesit, punën e saj e ka orientuar edhe në tri drejtime të tjera; organizimin e takimeve të nxënësve me krijuesit, grumbullimin dhe shpërndarjen e mjeteve shkollore, për nxënësit në atdhe, që dergohen si dhuratë, me moton “Bashkatdhetarët mendojnë për nxënësit në atdhe”, si dhe mbajtjet e përvjetorëve të bibliotekës dhe shenimin e Ditëlindjës së Akademik Mark Krasniqit.

GUCIA MË E MADHE SE ULQINI

Ali Daci

Zgjedhjet lokale të 30 gushtit shqiptarët e Gucisë i gjejnë grusht të bashkuar, përkundër vullnetit të liderëve ulqinakë e matrapazëve të DPS-it

Koalicioni “Shqiptarët e bashkuar për Guci”, shembull i bashkimit të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi