Azem Vllasi, një ish-politikan jugosllav, një person pa të cilin nuk mund të shkruhet historia jo vetëm e Kosovës por edhe e ish-Jugosllavisë, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Sllobodan Millosheviçit, por edhe ndër viktimat e tij të para, dhe një simbol i rezistencës ndaj sulmeve të Serbisë ndaj Kosovës, tha për median boshnjake, se ai i dërgoi një mesazh politikanit të ri shqiptar, Dritan Abazoviç, njeriu i parë i lëvizjes qytetare URA (lista “Bardh e Zi”), i cili ishte vendimtar për qeverisjen e Malit të Zi pas zgjedhjeve.