Sot, Shërbimi sekret informativ i Serbisë, i quajtur e BIA në vendkalimin kufitar Serbi-Kosovë, Muçibabë në Preshevë, ndaloi dhe mbajti mbi 40 minuta, zonjën Ardita Sinanin, Nënkryetare e Partisë për Veprim Demokratik, ish-Kryetare e Komunës së Preshevës, dhe aktualisht është Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin KURTI
Ky është diskriminim i llojit të vetë, sepse duke vazhduar me avazim e vjetër si para viteve 1990-ta, pa kurrfarë shkasi dhe kështu instalojnë frikë, tmerr pasiguri dhe që ata shqiptarë që kanë mbetur të shpërngulen dhe të dëbohen nga trojet e tyre.
Kur i shtojm edhe ndalesa të ndryshme të mërgimtarëve, marrja në biseda të aktivistëve dhe veprimtarëve të ndryshëm. Kjo është një vazhdim të ndalesave të bisedava të ish luftëtarëve të UÇPMB-ës, të figurave politike, të krijohet pasiguri për popullatën e kësaj krahine, synim Serbia ka të nxisë tensione.
Kujtoj, po ashtu rastin ku në kufirin në mes të Kosovës e Serbisë, në Bërnjak më datën 27 korrik të muajit të kaluar, Kryetarin e Shoqatës ,,Kosova për Sanxhakun’’, Profesorin Ismet Azizit, Shërbimi sekret informativ i Serbisë, i quajtur BIA, e mori në bised informative,duke e ndaluar për tre orë në kufi, dhe parashtrimi i pyetjeve rrethë aktivitetet të tij për dhe lidhur me Krahinën e Sanxhakut.
Shërbimi i Serbisë, jo vetëm nënshtetasit e vetë i ndalon, por edhe nënshtetasit e Republikës së Kosovë i ndalon. 07.08.2023
Refik HASANI