Xhevat Hasani: Me dëshmorin Selamn Lajqi nëpër Sanxhak
Lidhje e ëndërrt, sepse edhe ajo që na ka lidhur me Selamnin e ëndërrt ka qenë. Ëndrronim së bashku për pak më shumë liri për Kosovën. Dhe pak përtej Kosovës ishte krahina e Sanxhakut, ku familja e Selmanit në vitin 1922, nga fshati Pepaj i Rugoves ishte vendosur në fshatin Ugëll, fshat ky në të cilin kishte lindur Selmani dhe ku e kishte kaluar fëmijërinë e tij të hershme.
Por, siç shprehej Selmani, pak përtej Kosovës se sotme ishin edhe Presheva, Bujanoci e Medvegja, të banuara edhe sot me shqiptare Dhe pak përtej Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, ishin e nuk jane më edhe disa krahina të tjera: Toplica, Topanica, Kosanica e Pustareka bashk me ato gjashtqind e pesëdhjet fshatrat e banuara me shqiptarë, dikur pjesë të pandashme të Vilajetit të Kosovës. Një pjesë e Këto të fundit i kishte ngrënë «ujku» netëve të gjata të dimrave të gjate, diku para njëqind e dyzet vjetësh, diku para njëqind vjetësh…!
Por, Sanxhaku, krahina ku kishte lindur Selmani është edhe sot, ashtu e shtrire luginave, fushëzave e kodrinave, por jo më ashtu siç ka qenë dikur. Sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, Sanxhaku duke u ndare si plaçkë tregu midis Serbisë dhe Malit të Zi ka ndryshuar shumě…!
Fatkeqësisht, edhe prej Sanxhakut sa për shkak të përndjekjes serbo-malazeze, e sa për shkak të varfërisë ekstreme, tanimë kane ikur shumë banorë. Më herët ata kishin marrë arratinë drejt Azisë per punëtore. Por, e vogël është krahina e Sanxhakut për t’u ndarë midis Serbise dhe Malit e Zi! Edhe më e vogël është ajo për t`u katandisur ne dy kontinente. I vogël është Sanxhaku! Por «ujku» si «ujku», s’të pyet nëse je i vogël apo i madh! Ai të afrohet tinëzisht, pastaj të ulurin egërsishl dhe të sulet në qafë! Të pret e të bënë copë-copë! «Ujku», atë zanat ka.
“Udhëtimet” nëpër një ” gjeografi të re”
Shumëçka tanimë ka ndryshuar në Sanxhak, thoshim asokohe me Selmanin. Sanxhaku është e s’është më ai që ka qenë dikur! Krahina ka marrë tipare të reja. I ka marrë apo ia kanë imponuar të tjerët, kjo është çështje që mund të diskutohet, ose që s’ka fare nevojë të diskutohet. sepse dihet…
Mbase shprehja «gjeografi e re», në kuptimin e saj metaforik, i përmbledh më së miri të gjitha ndryshimet që i janë bërë krahinës së Sanxhakut për më shumë se një shekull, qysh kur ajo, si edhe shumë krahina të tjera shqiptare, kishte mbetur padrejtësisht jashtë trungut etnik të shqiptarisë, brenda «kovaçhanave> shoviniste të Serbisë e të Malit të Zi. Mbase ndryshimi më i madh i ndodhur brenda kësaj «gjeografie të re», ka të bëjë me faktin se atje në Sanxhak, sidomos në hati Pepa pesëdhjetë vjetët e fundit, pakkush i thotë më bukës bukë e ujit ujë! Kjo sepse, pas Luftës së Dytë Botërore e këtej, shkollat dhe institucionet administrative në Sanxhak kanë funksionuar vetëm në gjuhën serbe! Po përse ka ndodhur kështu? Për asgjë tjetër, përveçse Sanxhaku ta hqiptare humbiste sa më shpejt gjuhën shqipe, sa më shpejtë të tjetërsohej, që nuk jane banorët e tij shqiptarë fillimisht të asimiloheshin gjuhësisht dhe më ustareka pas edhe kombëtarisht. Qëllimi i fundit: serbizimi i sanxhakasve!
Edhe toponimia e Sanxhakut tanimë në njëfarë mase ka ndryshuar. Kosoves. Një pjesë e toponimeve të arealit të gjuhës shqipe është ruajtur. të gjatë Pjesa tjetër e tyre serbizuar. Kështu, vetë emri i fshatit «Ugëll» ku kishte lindur Selmani, ishte një toponim i arealit të gjuhës serbe që në ot, ashtu gjuhën shqipe do të thoshte «Qoshk», të «Cep» apo të «Kënd». Por, siq supozonte Selmani, Uglla mbase dikur është quajtur «Ugur» në gjuhën ndare si shqipe, në kuptimin e «ugurit të mirë», ashtu ngjashëm siç në disa rajone të Kosovës quhen «ugar> arat e posalëvruara e të mbjella, që do të thotë ara të «uguruara», për të dhënë ato sa më shumë drithë.