Në sallen e madhe të Qendrës për Kulturë ne Rozhajë, në orën 13, filloi tubimi i protestës kundër dhunës serbe ne Kosove. Salla ishte përplot njerëz dhe tubimin e kishim lajmëruar 48 orë më parë në organet e sigurimit. Pankartat e shkruara një nate me parë nga Ali Daci, Deli Kurpejoviqi, Halil Daci, Haxhi Lajçi e te tjerë, kishin përmbajtje të gartë. Populli shqiptar dhe ai mysliman kërkonin nga qarqet ndërkombëtare dhe vendore një paqe të mundshme në Kosovë.
Ali Daci : Të nderuar, vëllezër e motra, Zonja e Zotërinj, Të nderuar qytetarë të pranishëm,
Te shqetësuar dhe te indinjuar për situatën tronditëse ne Kosove, jemi mbledhur këtu në Rozhajë, sot me 13 mars, në ketë tubim paqësor proteste, që të ngremë zërin kundër dhunës dhe terrorit që po ushtron me tërë forcat e armatosura regjimi serb ne Kosove ,që këto dite u ashpërsua me brutalitetin më të madh ndaj popullatës civile shqiptare. Fillet e kësaj tragjedie datojnë që para më tepër se një shekull, kur në Europë po konsolidoheshin kombet dhe shtetet nacionale. Fuqitë e Mëdha i ndanë shqiptarët dhe i copëtuan trojet e tyre. Më se gjysma e trojeve etnike shqiptare mbeti nën Jugosllavinë e pare dhe te dytë. Tani, me çdo kusht, me dhunë e terror, me zjarr e hekur, po tentohet që, pa vullnetin e shqiptareve, këto troje përsëri të mbeten nën Jugosllavinë e mbetur – nën Jugosllavinë e tretë.
Suprimimi i autonomisë se Kosovës dhe okupimi i saj nga forcat ushtarako-policore, tregoi se Serbia po i ripushton shqiptarët dhe trojet e tyre. Po ndodh kjo edhe pse ka rënë regjimi komunist dhe është inauguruar sistemi shumëpartiak dhe është shpërbërë Jugosllavia komuniste. Megjithatë, shqiptarëve në Kosove e më gjere, do t’ u duhen shumë mund, organizim, mençuri dhe përkrahje ndërkombëtare, për të dalë nga zgjedha shekullore. Këto dite Kosova po ushton përsëri. Forcat e mëdha serbe, të armatosura deri ne dhembë dhe te frymëzuara nga
shovinizmi me ekstrem antishqiptar. sulmuan me mjete te blinduara nga toka dhe me helikoptere e aeroplanë nga ajri, popullsine e pafajshme civile shqiptare në fshatrat e Drenices. Pasojat janë te medha e tragjike. Ne shtëpitë e veta me dhjetera e dhjetëra të vrarë e te masakruar, gra femije e pleq. U shkatërruan shtepite dhe u plaçkiten pasurite e tyre. Te gjitha keto po i bëjne kinse per t’ i gjetur “terroristët shqiptare. Valle, a thua grate me duar ne magje, femijet e pleqte, madje edhe femija ne barkun e nenës shtatzënë, qenkan terroriste?!. Mos valle femijët me lodra ne dore. nxënësit e studentet me libra e fletore, kërcēnojne dikën?!
Shqiptaret në Kosověë, e as gjetiu, nuk jane terroriste. Shqiptaret ne Kosove kerkojne te drejtat e tyre legjitime, si çdo popull tjeter. Kerkojne të jenë të lire, te jetojnë e të punojnë të lire në vatrat e tyre aterore e stërgjyshore. Te jetojne ne harmoni e me respekt edhe me fqinjet porosiste poeti i ynë i madh, Naim Frasheëri. Eshtë ky percaktimi yne njerëzor, demokratik e civilizues. Forcat ushtarake policore e paramilitare po terrorizojnë, vrasin e masakrojnë popullatën civile shqiptare, gra dhe femijë, njerëz të pafajshem. Barbaria policore serbe, këto ditë në fshatrat e Drenices, në Prekaz, u shfaq me mizorinë e llojit te vet, me torturat dhe masakrat ndaj shqiptarëve, ngjashëm me tragjedite e Bosnjes…Prandaj edhe ne sot, në ketë tubim proteste, të bashkuar pa dallime e ngjyra partiake, protestojmë për mbrojtjen e çështjes se Kosoves dhe kërkojme që të ndalet dhuna dhe terrori, të ndalen vrasjet dhe masakrat ndaj shqiptareve. Ulja në tavolinen e bisedimeve dhe dialogu demokratik është e vetmja zgjidhje. Regjimi serb po akuzon shqiptaret për terrorizem, po akuzon boten, diplomacinë botërore, se kinse janë kunder serbeve. Akuzon z. Robin Kuk, edhe Klintonin, edhe zonjen Ollbrajt, zoterinjte Kinkel, Gonzales edhe kënd jo, vetëm e vetëm se po ia tërheqin vërejtjet udhëheqjes se Serbisë se nuk do te tolerojnë një Bosnje të dytë në Kosove. Po akuzon forcat demokratike politike në Mal të Zi se nuk po perkrahin politikën e tyre gjenocidale. Eshtë për t’u çmendur se si politika aktuale serbe nuk nxori kurrfarë mësimi nga tragjedia e Bosnjës. Prandaj u drejtohemi forcave ndërkombëtare, në rend të parë SHBA-ve dhe Unionit Evropian, që të bëjë presione ndaj regjimit serb që t’ i nderpreje terrorin e dhunën policore- ushtarake ne Kosove, në mënyrë që problemi i Kosovës dhe i shqiptareve, të zgjidhet përmes dialogut me përfaqësuesit legjitim të popullit të Kosovës dhe me ndërmjetësimin e palës se trete ndërkombëtare, garantuese e dialogut. Shqiptaret duhet t’i kenë te drejtat si gjithë të tjerët, të gëzojnë lirinë dhe token e tyre. Shqiptarëve, ndonëse te lodhur dhe te varfer, dëshirën për liri nuk do te mund t’ua shuaje askush dhe askurre. Të lire dhe sovrane qofshin gjithë popujt liridashes. Faleminderit!
(Fjala e Ali Dacit në protesten e Rozhajës te mbajtur me 13 mars 1998)
Te shqetesuar per situatën e rende e tragjike ne Kosově, te krijuar nga sulmet e forcave te armatosura serbe ndaj popullates shqiptare civile, deget e partive politike në Rozhajë- Lidhja Demokratike ne Mal te Zi. Partin e Aksionit Demokratik, Lidhja Liberale e Malit të Zi, Partia Social Demokrate e Malit te Zi dhe Partia e Barazise Nacionale, nga tubimi protestues kundër dhunës në Kosove, te organizuar me 13 prill 1998, miratojnë ketë:
DEKLARATE
- Denojme dhunën dhe terrorin e regjimit serb ndaj popullit shqiptar të Kosoves dhe kërkojmë që urgjentisht te ndërpritet ajo.
- Perkrahim qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare që problemi Kosoves te zgjidhet me mjete demokratike.
- U bejmë apel bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht Shteteve te
- Bashkuara te Amerikes dhe Unionin Evropian, që të angazhohen seriozisht dhe menjëherë të bëjnë presione efikase ndaj regjimit serb qe ta ndal terrorin dhe dhunën në Kosovë.
- Perkrahim hetimet ndërkombëtare me rastin e dhunes mbi popullin shqiptar ne Drenice. U bejme apel organeve dhe institucioneve te Malit te Zi, që në kuader te kompetencave të tyre, të japin kontributin e plotë ne ndërprerjen e dhunes dhe konflikteve te armatosura ne Kosove. Me kétë do të sigurohej edhe qetësia dhe stabiliteti në Ballkan.
Në Rozhajë, më 13 mars 1998.
Pasojnë nenshkrimet e perfaqësuesve politik te késaj deklarate, te vulosur me vulat e partive:
- LD ne MZ- Ali Daci
- PAD- Harun Haxhiq
- LLMZ Alia Shaboviq
- PSD- Dr.Izet Braliq
- PBN- Alija Matoviq
Burimi : Ali Daci, Shtigjet e përgjakura, 2022