Fshati Devreçë është një ndër vendbanimet më të bukura të Rrafshnaltës së Peshterit i cili shtrihet në lartësi mbidetare nga 1000 deri në 1162 metra lartësi mbidetare, shkruan në profilin e tij në facebok Naser Bakiqi, drejtor OJQ Zambak, të cilin e publikon portali në gjuhën boshnjake sandzackenovine.rs
Ismet Azizi
Devreçe është ndër fshatrat më të pasura me toka pjellore e me rreth 100 burime uji, që e bënë shumë të pasur me burime ujore dhe të përshtatshme për të jetuar në të.
Ndër të tjera Naser Bakiq, shkruan: Devreçe është e pasur me kullosa dhe me mbi 120 hektarë pyje, e me lajthi më cilësore në Ballkan, rreth 50 hektarë dëllinjë cilësore, mbi 100 hektarë dru ahu dhe rreth 50 hektarë dru dushku.
Lumi Vidrenjak buron në këtë fshat, duke ofruar pasuri shtesë e bukurisë dhe burimeve natyrore. Fshati ka edhe mullirin e parë me erë i cili mund të prodhojë mesatarisht rreth 500 kWh.
Fshati Devrece është i banuar nga vëllazëritë e fisit Kelmendi, siç janë Bakiqët (Baku), Plakiqët (Plaku) Çekiqët (Çeku) dhe Çekoviqët (Çekajt) të cilët deri në vitet e 90-ta të shek të 20, edhe pse në shkolla nuk është mësuar para dhe pas Luftës së dytë botërore.
Sipas tij, analiza e ADN-së ka vërtetuar se të gjithë banorët e këtij fshati janë me origjinë shqiptare, ku vëllazëria më e madhe janë Bakiqët, të cili rrjedhin nga fisi i Kelmendit.
Devreçe dikur kishte 63 amvisëri, ndërsa sot janë rreth 12 amvisëri.
Fshati mund të mburret me gjashtë doktorë shkencash, i pari dhe më i vjetri prej të cilëve është Dr. Ibrahim Bakiq, me emrin e të cilit emërtohen shtatë shkolla në Peshter.
Fshati ka dhënë dëshmorë të shumtë si në betejën e Çanakalasë ashtu edhe në Novi Pazar gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore kur iu bashkuan ftesës së Aqif Blytës për ta mbrojtur qytetin e Pazarit të Ri nga çetnikët. Udhëheqës të vullnetarëve ishin: Adem, Ahmed, Çerim Bakiqi, si dhe Omer Çekiq.
Nga toponimet e fshatit Devreqë Bakiqi, veqon: LJuk Suljit – Lugu i Sylës, LJuk Macin – Lugu i Macës, Kodro e Kišin – Kodra e kishës, Kodro e Ornice – Kodra e arës.