Beha Hukiq (1937) nga Uglla, nëna e Ibrahim Hukiq-it: “Rreth orës 10 e 30 minuta para shtëpisë arriti Dragan Paunoviq, milic. Poshtë në rrugë ishin dy vetura të policisë. Dragani pyeti ku ëshët Braha. Unë thash se është në shkollë, në punë. “Si në shkollë kur fëmijët janë duke u kthyer nga orët mësimore në shtëpi”-më tha dhe vazdoi “SDA (Partia e Aksionit Demokratik-PAD) ja ka dhënë një pushkë automatike dhe ai duhet ta kthejë“. Unë thashë se ne nuk kemi kurfarë pushke dhe se ajo nuk është e vërtetë. Në atë çast arrinë Braha. Dragani e skajoj në një anë dhe i tha ta sjellë pushkën. Braha i tha se nuk ka kurfarrë pushke. “Mirë- tha Dragani dhe e ngrehi deri tek vetura duke I thënë “Atje do ta pjellësh”.
I tha që ta merr letërnjoftimin dhe Braha i tha se letërnjoftimin e ka ma veti. Kurr ka arrit te vetura e pyetën se a don që ta lidhin. Braha buzëqeshi dhe tha “jo” dhe u ul në veturë. Bashkë me të e shoqëruan në polici edhe djalin e Reqko Kuqi-t, atë e lidhën.
Dragani më tha që ta sjelli Raifin. Dhashtë Zoti që ajo ditë mos ti vjen as atij që ma mbyti Brahën. Te përroi, para xhamisë e pritnin Rela Hukiq-in dhe Rexhep Hukiq-in. I thashë Draganit : Dragan mos ma rëndo (akuzo) djalin. Ai më tha: ”Shko teze në shtëpi, Braha i ka pranuar të gjitha!” Bashkëshortin Raifin e kam të sëmurë kështu që unë u nisa për Karajukiqe Bunar (Bunari i Karajukës, fshat i afërm ku mbahet tregu lokal dhe ku gjendet zyra e vendit) të shoh se çka po ndodhë me fëmiun tim. Në Karajukaj kam mbri rreth orës 15. Së pari shkova tek Drago Rakoqeviqi. Atë e njihnim dhe mendova se do të na ndihmoj. Ai më tha: “Nuk ta kam marrë unë por ata të juajt nga SDA (PAD). Tek dera e zyrës së vendit më ndali Mile Nediq. “Kënd e kërkon?” më pyeti. “E kërkoj Ibrahimin, tek ai i kam qelësat”. Braha ishte pas tij dhe më tregonte me dorë që ta pres jashtë. Mile morri qelësat nga Braha dhe mi dorëzoi. Më tha : “Shko, shporru, të njoh unë ty si paren e kuqe”. Duke dalur Braha më dha shenjë me dorë që të shkojë në kafenenë e Osman Hukiq-it. Aty edhe e prita. Pas dy minutave Braha erdhi dhe u ul pranë meje. Ja porosita një kafe dhe një pako cigare. Ishte disi i lodhur dhe merrte frymë vështirë. Mbante gjoksin me dorë. Pas pak në kafene hyri edhe Mile Nediq dhe u ul në kënd të kafenesë. Pasi që u ul, kërkoi që Braha të vjen tek ai. Braha bërtiti:”Pasi jam ulur, më ler këtu”. Ibrahimin e kan rrahur nga ora 11 deri në ora 16. Tek sa dilnim, Mile doli pas nesh dhe tha “të kam lëshuar si burrë, nesër deri në 10 të kthehesh”. “Pa merak” –iu përgjigj Braha. Unë nuk e dija as çka duhet të sjellë Braha e as çka paska pranuar. E pyeta Brahën: A ke pushkë Braho, si do ta gjesh një tash? Më tha që e iu është dashur që të pranoj se ka pushkë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij edhe pse nuk e ka. “Nga ta kem pushkën, por më është dashur ta pranoj, më kanë rrahur. Ju kam thënë se kam pushkë, se e kam blerë në Mal të Zi dhe se e kam groposur nën një dardhë mbi shtëpinë e vjetër në Rasovë (Bijello Pole). U thashë se të hollat i kam huazuar nga daja Rasim”. Të njëjtën ditë janë bastisur tre shtëpitë e Grediqëve në Rasovë. Rasim Grediq-i, vëllau im është arrestuar dhe është rrahur në SPB-në e Bijello Poles. Gjatë bastisjeve te asnjëri nga ata nuk është gjetur asgjë. Për të gjitha këto kemi ndëgjuar ditën e nesërme. Të nesërmën, në mëngjes, Braha ka shkuar në Shkup dhe nga Shkupi për Turqi. Ishte i tëri i rrahur. Frymëmarrjen e kishte të vështirësuar dhe ankohej se e therrë në gjoks. Më kanë thënë se në Turqi ka qëndruar në spital për shërim, kishte dy brinjë të thyer. Historia nuk kishte shënuar një vuajtje si kjo e jona. Lufta është ndryshe. Lufta është luftë. Vijnë të rrahin dhe ti ske çka bën, duron. Vuajtje.
/Indira Hukiqi/shqiperoi :Jasmir Mujezini/