Mustafa Xhigall-i (1932) nga Trijebina “ Në MPB-në e Novi Pazarit jam lajmëruar me 9 maj 1994. më pyeti njëri nga ta: aje ti “gazda” (shefi/bosi) Mustafa. Po thash. Prita pesëmbëdhjetë minuta.
Më tha: Mustaë a e din pse të kemi ftuar këtu. Nuk e di i thash, nuk e di pse më keni ftuar, përveç me ja u dhanë shpirtin gjë tjetër nuk më ka mbet. Unë pot a kisha atë armatim, nuk do të lejoja që kaq shumë njerëz të shfryhen në mua. Ai mu drejtua duke u ngrit nga karrigja, quhet Karlliqiq,”do të kesh, do të kesh he nënën turke”…. dhe më tha që të zbathem, ti largoj këpucët dhe çorapët. më tha të heq edhe pallton. e hoqa. Ngjitu në kërrigë (na tregon se si ka hipur në kërrigë që ta godasin më lehtë me shufra gome në shputa. Kokën e kisha mbështetur nga muri. Më tërhoqi vërejtjen njëri nga ta që mos ta mbështes kokën në mur duke shtuar “ti nuk e din se ku ke ardhur he nënën turke…”. Më shanin dhe më godisnin me shufra në shputa, kurriz dhe kokë. Ulërija nga dhitmë. Njëri nga ata, i cili më godiste më së shumti më fuste shufrën në gojë, jo drejtë por anash. Dhëmbët artificial I kisha larguar nga goja dhe i pata fshehur në xhep. U rrëzova I rrahur dhe i poshtëruar.
Përnjëherë dëgjova dikë duke më thënë: Qohu nga aty. Unë u ngrita. Dikush më lagu me ujë nga largësia prej një metri. Shkel këtu më tha, ndërsa unë shkela. Pastrova këmbët për pesë minuta. Afrohu këtu më tha polici. Unë u afrova. Më goditi me shufër gome në kokë dhe kurriz. Kur më goditi më shtriu për toke. Më goditi në duar dhjetë herë, kur I futa duart në mes të këmbëve atëherë më godiste në kurriz. Më godiste me grushta në gjoks. Kur u lëkunda që të rrëzohen ai më priti me këmbë. Më kapi kësulën dhe më ngrehi duke më thënë: “I ke dy minuta që të vishesh” ndërsa unë nuk isha në gjendje që as gishtat ti bashkojë nga rrahjet. Nuk mund ti vesh çorapët, e vesha njërën disi dhe u ndala, heshta për disa çaste. Ujë nuk më dhanë, as nuk kisha ngrënë as pirë për dy ditë fare. Nuk kam fëmijë, të gjitha do ti gërmoni nuk do të them se disa tyta të vjetra nuk do ti gjesh diku. Mua më kanë shkuar fëmijët moti në gyrbet, jetoj me gruan dhe mbesën e vogël, vajzën e djalit. Ata mu drejtuan- Si nuk ke he nënën turke dhe më goditi në gjoks. Më priti tjetri gjakatar me grushta dhe shufër. Nuk dëgjoja me vesh asgjë, fitova ndezje të veshëve. Përsëri vazhduan të më godasin. Ulërija si ujk. Ata lodheshin duke më rrahur, vinin tjerët dhe i duronin. Ashtu deri në ora dymbëdhjetë. Do ta mbajë në mend gjithë jetën “njëzetepeshën” dhomën ku më rrihnin. Atë dhomë e din edhe njerëzit e tjerë nga Peshteri të cilët “hanin dajak”. Në orën dy pas dite erdhi ai kryesori, duke u larguar më tha: Plak, shko poshtë tek ata që mos të kërkojnë këtu. Unë zbrita poshtë, disi u zvarita shkallëve nga kati I tretë, prita në heshtje dhe kur u bë ora tre e gjysmë erdhi Aniqiqi dhe më thirri nga lartë. Unë u tërhoqa prap zvarë lartë në katin e tratë, nuk isha në gjendja të lëviz as në këmbë as në duar. Vuajtje. Hyra përsëri në njëzetepesë. Aniqiqi më pyeti: A ke menduar për armë. Unë i thashë prapë-nuk kam armë. Ata vazhduan të më godasin. Rrahjet vazhduan deri në ora nëntë në mbrëmje. Në ora nëntë erdhi një bjond, i ri, dhe më tha që ai është “naqallniku” dhe më pyeti për pushkë. I thashë se nuk e kam. Kam ndërtuar shtëpi dhe nuk kam blerë pushkë I thash, ndërsa nëse duhet vjen nevoja të mbrojmë shtetin, shteti do na jap pushkët. ai më tha: Ti nuk e pëlqen këtë shtet, dëshiron një tjetër. Unë i thashë se dikush ka hyrë në gjynah që ju ka thënë se kam armë. Ai mu kërcënua: do e japish çdo fishek dhe armët që ke blerë për djemtë. Sa djemë I ke më pyeti? Katër i thashë. Ku I ke dy djemtë? Thashë që dy janë në Sarajevë ndërsa dy punonin në postë në Sjenicë dhe njëri nga ta shkoi në Gjermani ndërsa tjetri ka mare pushim që të më dërgon nëpër spitale që nga koha që më keni rrahur ju. Kohë pas kohe më shante dhe në godiste. E shihni qfarë sakati jam unë, plakë jam, po të isha I ri nuk do të vija këtu fare. Sepse njëherë del shpirti jo njëmijë herë. Ndërsa mua më ka dal shpirti njëmijë herë. Më lëshuan ashtu të mjerë dhe të poshtëruar nga MPB-ja dhe më porositën që të lajmërohem pas një jave dhe se do ti pranoj të gjitha. Dola dhe u nisa rrugës pa ditur se ku. Takova një taksist të cilën nuk e njihja dhe më kujtohet se I thash: më dërgo në Haxhet tek xhamija që ti gjej disa kushëri të mi në teravi. Kur e më pa se si jam bërë taksisti nuk deshi të më merr të holla…djali,e reja, gruaja të gjithë u trembën. pastaj më kanë mbështjellë në lëkurë të qengjave dhe kecave tek shpija. Më dërguan në spital ku qëndrova 5-6 ditë. Nuk mund të të mbajmë më shumë më thanë mjekët, ne nuk shërojmë nga këto sëmunjde por nga tjera. Isha i rrahur por nuk kisha thyerje. Infuzionet I mersha në Sjenicë. Gjakosja gjatë të dyja nevojave fiziologjike gjatë dy-tre ditëve, e kisha shumë vështirë. Një natë për pak kam vdekur. Erdhi mjeku në shtëpi dhe më dha diçka që më qetësoi. Ja, këto I përjetova në gjashdhjetë e më shumë vite të mia. Kur nuk pata shkuar te mjeku më parë, një hapë nuk e kam pirë. Po ta kisha ditur se çka do të bëjnë me mua do të varesha.
/Indira Hukiq/ shqipëroi Jasmir Mujezini/