Luftëtar të idealit dhe bashkimit kombëtar shqiptarë
Murat Lotina lindi më 1891 në fashatin Krushevë,nga babë Hasani e nënë Hata.Familja e Lotinëve gëzonte një respekt për bujari dhe atdhetarizem.Duke e parë forcat serbe se Lotinet nuk ua kishin frikën,ata më kohë kishin vënë në shenjestër oxhakun e këtij fisi. Qeveri e dalë nga lufta partizane e shpalli armik të popullit dhe së kunder tij u ngrit në këmbë një njësi e tërë partizanësh. Në një luftë ballë për ballë që zhvilloj më forcat partizane në maj të vitit 1946 në Turjak të Rozhajës heroikisht bie në fushën e nderit, komandanti dhe patrioti Murat Lotina.
Shkruan: ALI N. DACI
Lufta për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga forcat çetnike ka qenë një nder detyrat parësore të shumë patrioteve shqiptarë të Sanxhakut në prag dhe pas Luftës së Dytë Botërore.Më shpërthimin e Luftës së Parë Botërore,në vitin 1914 forcat ushtarake të Austro-Hungarisë për një kohë të shkutër pushtojnë Serbin dhe Malin e Zi .Shqiptarët duke qenë nën sundimin e eger të serbo-malazezve, më 20 nëntor të vitit 1915 këto forca i pritën në Pazar të Ri si forca çlirimtare pasi që ishin merzitur nga sundimi dhe okupimi i Serbisë dhe Malit të Zi ,qeveri kjo e cila vetem në përiudhen përgjakshme të viteve 1913-1914 kishin aplikuar një gjenocid dhe egzodus të pa parë gjerë atëhere për shqiptarët e Sanxhakut.Duke qenë pakicë shqiptarët edhe në atë kohë përjetojnë fatin e popujve të vegjel duke luftuar në logari të forcave të mëdha siç ishin atëherë forcat Austro-Hungareze.Pas gjashtë vjeteve në sherbim të ushtrisë turke (1916-1921)Murat Lotina më një grup bashkëdhetarësh,të cilët iu shpetuan luftrave turko-angleze kthehet në atdhe.Vendlindjen e tij, Krushevën e Pazarin e Ri ai e gjenë në një gjendje të mjeruar dhe të katandisur nga rrethim i forcave çetnike të cilat i kishin vu detyrë vehtes që këtë pjesë të Sanxhakut ta pastronin mirë nga banuesit autokton shqiptarë duke i vrar e shpërngulur me dhunë për në Turqi e përtej oqeanit.Në vitin 1939 Murat Lotinën e gjejmë në Gjermani ku kishte shkuar më detyrë të caktuar.Të blinte armë dhe të armatoste shokët e vet të idealit.Mirëpo atje ai bie në burg dhe një vit e kalon në llogoret Gjermane.Ai në Sanxhak kthehet kur forcat çetnike ishin thyer nga forcat vullnetare shqiptare.Më të arritur ai kap pushkën për mbrojtjene e tëresisë teritoriale shqiptare.Aqif Bluta e fton menjëherë dhe ia beson mbrojtjën e një zone shumë të gjerë duke filluar nga fshati Lukar e deri në qytezën e Tregovishtës.Më të marrë urdherin nga prefekti i Pazarit të Ri Aqif Bluta,Murat Lotina bënë mobilizimin e vullnetarëve që do të luftojnë nën flamurin shqiptar.Nën komanden e Tij më armë në dorë do të rreshtohen mbi 300 burra nga rrethi i Tutinës e që më përkushtim e dinjitet do të mbrojnë këtë trevë për katër vjet më radhë.
Murat Lotina më sukses ka udhëhequr luftërat për lirimin e Sanxhakut nga hordhit çetnike siç janë lufta e Majës së Zezë,ajo e Gilit,beteja e Golisë,e ajo e Rogozit. Çetat çetnike ishin stacionuara në fshatin Majë e Zezë në afërsi të bjeshkës së Rogoznës dhe Golisë.Këto forsa udhëheqëshin nga komandantet çetnik siç ishin Radomir Cvetiq dhe Mashan Gjuroviq.Ultimatumi i nisur nga Cvetiqi në adres të Murat Lotinës rrefente përgatitjet serioze të këtyre forcave për një sulmë të përgatitur mirë,ku shprehej mllefi çetnik për vrasje dhe plaçkitje të fshatrave dhe zonës ku komandonte Murat Lotina e që përfshinte një hapsirë të madhe nga Ribariqi drei në Tregovishtë,pra në të dy krahet e rrjedhës së lumit Ibër.Në sulmet e befasishme të forcave çetnike shumë keq e pësonjë fshatrat Berberishta,Trnava,Kalini e shumë fshatra tjera ku vdekjen e gjejnë mbi shtatëdhjetë veta,kurse në fshtin Lokva e Uujkut çetniket gozhdojnë dhe masakrojnë trupin e një të mituri shqiptare që nuk kishte më shumë se gjashtëmbëdhjetë pranvera,dhe ashtu të gozhduar e lanë për disa ditë rresht.Vullnetarët shqiptarë duke parë tmerrin dhe gjenocidin më syt e vet, organizohen për mbrojtjën e qytezes se Tutinës.Kërcnimet çetnike sa vini e shtoheshin.Murat Lotina në këtë kohë shkon në Pazar të Ri dhe kërkon ndihmë nga prefekti Aqif Bluta, ndihmë në armë dhe pikërisht kërkon topin më kalibrin më të madh që posedonte ushtria shqiptare në atë kohë.Aqif Bluta do të përmbush kërkësen e Lotinës dhe për në vijen e frontit do të nisë topim më të madhin badhkë më predhat që kishte.Murat lotina ornganizon tërheqjen e tij më 16 pend qe deri në Krushevë.Nën komanden e tij topi vendoset në majën e Dublës e cila kishte një lartësi të barabart me bjeshkën për karshi të Majës së Zezë ku ishte shtabi i forcave çetnike.Topxhiu,i cili sipas komandës së Muratit shtie në drejtim të kësaj pike e që qëllon më sukses disa herë mbi caqet çetnikët e pozicionuar aty i sjell armikut humbje të konsiderueshme në njerez .Pas tri orëve të sulmit të pa nderprer Murat Lotina e pushton Majën e Zezë dhe zë rob të gjallë një numër të caktuar çetnikësh.Për lirimin e pengjeve të luftës Todor Dobriqi heq dorë nga pushtimi i mbi 70 fshatrave sa ka rrethi i Tutinës.Murati i liron pengjit dhe armëpushimi për një kohë të shkurtër respektohet.Në luftën për mbrojtjen e Krushevës,Murati plagoset rendë.Pas kapitulimit të forcave Gjernane në disa vende të Evropës,njësitë partizane në Sanxhak marrin ofanziva të suksesshme.Murati nuk pajtohet me iden e komunizmit sllav dhe kësaj ushtrie ia kthen pushkën. Ky burrë kurrë nuk u pajtua më sundimin e të huajve,kështu ai pos luftrave të zhvilluara kunder çetnikve serbo-malaze pushkën kurrë se ndali as kundër partizanëve ,ku kunder këtyre të fundit ka zhvilluar dy luftra njëren në fshatin Hazan afër Beranit kah fundi i viti 1943, dhe lufta e 30 shtatorit e vitit 1944 që u zhvillua në malin e Jarutës afër Tutinit.
Mirëpo edhe beteja e zhvilluara në afërsi të Beranës dhe ajo në bjeshkën e Jarutit afër Tutinës kanë deshmuar mirë patriotizmin dhe atdhedashurin e këtij burri.Duke qenë keq të armatosur dhe pa municion forcat vullnetare shqiptare thehen nga njësit partizane dhe detyrohen që të tërhiqen. Kështu në fund të tetorit të vitit 1944 Peshteri bie në duart e partizanëve e pikërisht atë e pushton Brigada e VII malazeze. Murat Lotina në fund të tetorti organizon edhe një sulm kundër njësive partizane në fshatin Gurdiell më çrast u shkakton mjaft humbje por nuk arrin t’i mposhtë tëresisht.Nga gjithë komandanten e kësaj zone ai kurrë nuk i dorëzoj armet partizanëve.U strehua për dy vjet më radh nëpër malët e dendura të Tutinës dhe Tregovishtës( Rozhajës). Qeveri e dalë nga lufta partizane e shpalli armik të pëopullit dhe së kunder tij në kërkim u ngrit në këmbë një njësi e tërë partizanësh. Në një luftë ballë për ballë që zhvilloj më forcat partizane në maj të vitit 1946 në Turjak të Rozhajës heroikisht bie në fushën e nderit, komandanti dhe patrioti shqiptar Murat Lotina.Luftetar dhe patriot si ky ka patur shumë Fusha e Peshterit.Ata sikur janë harruar nga histori shqiptare dhe nuk kujtohen ashtu siç duhet.Koha është tani që këta trima të rehabilitohen nga kombi i që i takojnë.Në asnjë mënyrë nuk guxojmë që gjakun e tyre ta harrojmë ,që emri dhe vepra e tyre të shuhet…..