Po sa të shkel këmba në fushën e Peshterit të bien në sy shtëpit përdhese të ndertuara nga thuprat e të lyera me baltë.Pullazet e mbuluara më kashtë vizitorin e mahnisin dhe e kthejnë një shekull pas.Veshtirë mund t’ju besosh syve se ato shtëpi përdhese qendrojnë ashtu nga koha e qendrimit të vet popullatës aty.Shtëpit e hambaret e mbuluara me kashte janë realitet i kohës.Ato janë magjepse dhe të dukën si kullat e përrallave.Për një çast të kujtojnë kohën Migjenijane dhe pajtohesh me stilin, hijeshin e vrazhdësin e tyre.A është Sanxhaku sot duke u shkri nën regjimin serb si dikur Toplica,Nishi,Piroti,Leskovci e VranjaPolitika serbomadhe e asimilimit në Sanxhak edhe sot vazhdon me ritem më të shpejt se kurr. Deri kur shqiptarët duhet të asimilohen e të shkrihen në një komb tjetër që nuk ka fare të bëjë më gjakun e tyre?
Shkruan: Ali Daci
Asaimilimi, shkak i shpërbërjës kombëtare
Asimilimi i popullatës shqiptare në Fushën e Peshterit e ka zanafillën e vet në programin famëkeq të Vasa Qubrilloviqit.Ndalimi i gjuhës shqipe dhe ngulfatja e saj ka filluar shumë heret.Zevendesimi i saj më atë serbe dhe spastrimet etnike edhe sot e gjithë ditën vazhdojnë.Shqiptarët e Peshterit e kanë patur shumë të veshtirë ta ruajnë identitetin e vet kobëtarë.Duke qenë nën sundimin e serbisë tash gati një shekullë ata janë asimiluar po thuaj 85 përqind.Migrimi i organizuar dhe spastrimet e shumta etnike kanë zbrazë fushën shqiptare nga shqiptarët e bashkë më të ka ikur edhe gjuha shqipe.E folmja shekullore shqipe këtu është zëvendësuar më gjuhën serb,më gjuhën e sllaveveve të jugut sado që vendasit thonë që flasin gjuhen boshnjake dhe së përkatësia e tyre nacionale,tani e re është ajo boshnjake,prapseprap ajo gjuhë mbetet gjuhë serbe.Në të gjitha fshatrat e Peshterit më ardhgjen e “demokracisë” janë ngritur objekte kulti, xhami,cilat në një farë menyrë mbrojnë identitetin kombëtar të popullatës e cila tash edhe haptas thotë se nuk ndihet më shqiptare por boshnjake,bile shtet amë njohin Bosnjën, kurse për Shqipërinë pak prej tyre din që e ka qenë vendlindja e stërgjyshërve të tyre.Me gjithë këto presione politike që ushtron regjimi serb atje,edhe sot disa familje në fshatrat Ugëll,Boroshticë,Baçicë , Dol e në disa fshtra tjera ku kompaktësia familjare e vëllazerore ka qënë më e fortë gjuha shqipe ka rezistuar dhe është ruajtur si e folme e veçant e shqiptarëve,që për historiografin dhe gjuhësin shqiptare pa tjetër është një e folme e veçant që kërkon studim të mirëfillt shkencor.Hsitoria shqiptare Sanxhakun e njëf si pjsë të tokës shqiptare edhe pse kanë kaluar gjshtëdhjetë vjet të luftës për mbrojthen e Pazarit të Ri.Edhe Lidhja shqiptare e Prizrenit ka njohur këtë trevë shqiptare si pjës të pandashme të tokave shqiptare,kur dihet mirefilli që kjo trevë është përfaqsuar edhe në Lidhjen e Prizrenit e më vonë edhe ne Lidhjen e Pejës nga prijsit e këtushëm,siq ishin Ali e Ejup Ejupbegaj.Pastaj lutrat ballkanike dhe masakra e ushtise malazeze në Peshter ,janë deshmi e një presioni të hershem mbi shqipatrët e këtushëm.Kështu të moshuarit këtu flasin për masakrën e kësaj ushtrie në vitin 1912,ku nga forcat malazezez vriten 20 shqiptarë,ku gjashtë prej tyre vritën në Ugëll. Një presion ushtarako-policor mbi popullatën e Sanxhakur është zhvilluar edhe në kohen e shetit të mbreteris SKS(Serbo-Kroate-Slllovene)më çrast shqiptarëve të ketushem nuk u garantohet as minimumi i të drejtave njerzore,ku ata kanë qenë të privuar nga e drejta e pjesmarrjes në jetën politike e ekonomike.Në anën tjetër qeveria e atëhershme ka organizuar shpërnguljen masovike të kësaj popullate,qe ishte edhe kasioni i parë i Nikolla Pashiqit ,spastrimi etnik i Sanxhakut, si pretekst i spatrimit merreshin aksionet e ushtrisë SKS për ndalimin e kryengritjeve shqiptare të organizuara në Komitet e njohur të asaj kohe ku njeri nga udheheqesit e pakapshem të kaçakëve të sanxhakut ishte Isuf Mehonjiqi (1888-1926) e Feriz Sallku (1875-1943) të cilët ishin të pakapshëm pëp kryeçetnikun Kosta Peçancin.Luftrat e shumta të zhvilluara në atë kohë sollën edhe spastrimet etnike, djegjet e shtëpive dhe grabitjet e gjasë së gjallë.