Pazari i Ri (Tregu i Ri, Jeni Pazar, Novi Pazar) është qendra e Sanxhakut , nuk dihet saktësisht se kur është themeluar, por konsiderohet se është themeluar në vitin 1456 nga Isa-beu, menjëherë pasi osmanët morën qytetin e vjetër të quajtur Ras.
Kur turqit morën qytetin Ras ata ia dhanë emrin Pazar, sepse ky vendbanim ishte i njohur si vend tregtarësh. Qysh në vitin 1461 janë shënuar ardhja e tregtarëve të Venedikut. Për shkak se ky vend ishte i njohur edhe më herët si vend tregtarësh turqit pastaj e quajtën Jeni Pazar.
Pazari i Ri është kryeqytet i Sanxhakut. Është vendosur në kryqëzimin e lumenjve Joshanicë, Rashkë dhe Dezhevë, në një lartësi mbidetare 496 m. Është i rrethuar me malet e larta të Golijes, Rogoznës dhe Rrafshnaltës së Peshterrit. Në vitin 1991 Pazari i Ri ka pas 85 500 banorë, ndërsa sot konsiderohet se i ka rreth 120 000 banorë.