Delegacioni nga Kosova dhe Sanxhaku në mënyrë të organizuar kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore të atdhetarit, diplomatit dhe ushtarakur Aqif Blyta në qenderen e qytetit.
Sot në Pazar të Ri, kryetari i organizatës ” Kosova për Sanxhakun “ Prof. Iamet Azizi nga Gjilani më bashkëpunëtorët nga Rozhaja, shkrimtarin Safet Hadroviq, Dr. Kenan Kurtagiq dhe Ali Daci ka vizituar Pazarin e Ri. Delegacioni nga Kosova dhe Sanxhaku në mënyrë të organizuar kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore të atdhetarit, diplomatit dhe ushtarakur Aqif Blyta në qenderen e qytetit. Edhe pse kjo datë për shumë qytatar të Pazarit të Ri sot është datë e zakonshme , për anëtaret e kryesisë së organizatës ka qebë dati e veçant, ditë kjo që shënon një ngjarje tejet të rëndësishme për historin e popullit të Sanxhakut e në veçanti e për gjithë popullin shqipatë në përgjithësi.
Pikërisht më 21 janar të vitit 1945 forcat partizane të freskuara edhe me forcat çetnike , të cilat pushtuan Pazarin e Ri , në një gjyq sharllatan ushtarak të formuar nërgut për krime ndaj shqiptarëve e që i printe kryetari i gjykatës Gjorgje Peruniqiq denoi prijesit dhe mbrojtësit e Sanxhakut me pushkatim . Më këtë rast ata pushkatuan dhe masakruan gjeneralin e ushtrisë shqiptare Aqif Blyten, prefektin e prefekturës së Pazarit të Ri Ahmet Dacin dhe shumë zyrtar e ushtarak të kësaj Prefekture të Shqipërisë Etnike. AQIF Blyta komandant suprem i forcave vullnetare shqiptare dhe komandantin e përgjithshem për mbrojtjen e Pazarit të Ri dhe gjithë Sanxhakut, deri me 21 janar 2016 nuk është ndëruar ende nga Presidenti i shtetit Shqiptar për meritat e tija luftarake e diplomatike, për kontributin e Tij të lartë në ruajtjen dhe çlirimin e shtetit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Merret vesh se gjatë pushtimit të Sanxhakut nga sllavo komunistet serbo-malazez në Pazar të Ri, Sjenicë, Tutinë, Rozhajë e gjetiu u vranë, u masakruan dhe u dëbuan me mia shqiptarë.
Oranizata “KOSOVA PËR SANXHAKUN” në vazhdimesi do të organizoj tribuna, konferenca shkencore kushtuar dëshmorëve të kombit nga Sanxhaku për çlirimin dhe bashkimin kombetar.
/Ali Daci/