Përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, mediave, dhe artistë nga Bosnja dhe Hercegovina, më 4 dhe 5 shkurt do ta vizitojnë Kosovën, qëllimi i së cilës vizitë është është vazhdimi i iniciativave, të cilat do të avokojnë për lirinë e lëvizjes në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.
Gjatë këtyre dy ditëve, do të organizohen panele diskutimi, të cilat do të shtjellojnë temën: Vizat – barrierë komunikimi midis Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.
“Për më tepër se një vit, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Bosnje dhe Hercegovinë kanë ndërmarrë disa iniciativa që për qëllim kanë liberalizimin e vizave midis Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës”, thuhet në njoftimin për mediat.
Përveç takimeve zyrtare, pjesë e projektit janë edhe takimet e avokimit me palët kyçe të interesit, akterët vendimmarrës në Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë dhe Serbi.