“Post Mortum” është mirënjohja që ka ndarë të shtunen ( 6 shkurt) komuna e Gjakovës për atdhetarin, Aqif Blyta. Në një tryezë shkencore që u mbajt sot për nder të Blytës, pjesëmarrësit patën dhe një kërkesë për presidenten e vendit Atifete Jahjaga.
Ata kërkuan që Aqif Blyta të nderohet me titullin “Hero i Popullit”.
Këtë kërkesë e paraqiti kryertari i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, organizatë kjo që njëherit u kujdes edhe për organizimin e kësaj tryeze.
Azizi, duke përmendur të bëmat e Aqif Blytës, arsyetoi edhe kërkesën ndaj presidentes.
“Qëllimi kryesor i takimit të sotshëm, zotëri drejtor i Kulturës, është që pikërisht sot nga ky tubim këtu, nga qytetarët e Gjakovës, një kërkesë për kryetaren e shtetit, zonjën Atifete Jahjaga, që Aqif Blytën ta nderoj me urdhrin për Hero të Popullit. Ky do të ishte kulminacioni i këtij tubimi”, tha Azizi.
Për këtë kërkesë, Masar Rizvanolli, kryetar i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, u shpreh se do ta propozojnë, por që gjithçka duhet të shkojë sipas ligjit.
Me këtë rast drejtori për Kulturë në Gjakovë, Meriton Ferizi ndau mirënjohjen “Post Mortum”.
Në këtë tryezë ishin prezentë shumë përfaqësues të institucioneve të komunës së Gjakovës, si dhe historianë, të cilët vlerësuan lartë kontributin dhe figurën e patriotit Aqif Blyta
– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/komuna-e-gjakoves-nderon-me-mirenjohje-post-mortum-atdhetarin-aqif-blyta-63731/#sthash.rQbp2KoG.dpuf