Delegacioni nga Sanxhaku, me në krye Sekretarin gjeneral të Këshillit Kombëtar Boshnjak, Ahmedin Shkrijel, i shoqëruar nga udhëheqësit organizatës “ Kosova për Sanxhakun “, kanë vizituar Polluzhën, me ç’rast me rastin e 71 vjetorit të vrasjes ata kanë bërë homazh tek varri i komandantit legjendar Shaban Polluzha dhe kanë vizituar të birin Ramadanin.
Sekretari gjeneral i KKB Shkrijeli me këtë rast e ka vlerësua lartë kontributin e Shaban Polluzhës për mbrojtjen e popullsisë së Sanxhakun nga çetnikët e Drazha Mihailoviqit. Ai ka thënë se duke vizituar Polluzhën, përcjell selamet dhe faleminderimet e të gjithë për Drenicën , Polluzhën dhe familjen e Shaban Polluzhës, ndërsa bacës Ramadan i dëshirojmë shërim të shpejt dhe jetë të gjatë. Jam thellësisht i bindur se ashtu siç kemi ditë të jemi pran njëri tjetrit në kohërat më të vështira , kur ishim të rrezikuar nga shfarosja nga faqja e dheut, ashtu edhe sot do të jemi të bashkuar drejt një Evropë demokratike tha në mes tjerash Shkrijel.
Paraprakisht, delegacioni nga Sanxhaku dhe aktivistët e organizatës “ Kosova për Sanxhakun” vizituan shkollën në Polluzhë, e cila mbanë emrin e komandantit legjenda Shabn Polluzha. Drejtori i shkollës shprehi kënaqësi të veçante me rastin e kësaj vizite dhe shprehu bindjen se në të ardhmen do të organizohen vizita të ndryshme të nxënësve dhe mësimdhënësve nga Kosova dhe Sanxhaku.
Ahmedin Shkrijel shprehu kënaqësi të veçantë që ndodhej në shkollën e cila mban emrin e Komandatit dhe mbrojtësit të Sanxhakut. “ Para se të nisem për këtë vizitë, një mik i imi kur kuptoi se do vijë për vizitë në Polluzhë si më tha ju po e kryenit një haxh të vogël”. “ ne në Këshillin Kombëtar Boshnjak jemi duke punuar dhe dashtë zoti do t’ia arrijmë që në shkollat tona , fëmijët tanë të mësojnë se nga kush ka ë qenë të rrezikuar nga shfarosja dhe nga kush jemi mbrojtur. Falë ndihmës dhe kontributit të Shaban Polluzhës, komandantëve tjerë dhe mbi 3000 luftëtarëve nga Kosova, popullata e Sanxhakut, posaçërisht ajo e Pazarit i ka rezistuar shfarosjes, tha në mes tjerash Shkrijel.
Profesoresha Vasvija Gusinac, tha se është tejet e emoc ionuar dhe falënderon zotin që ndodhet sot në mesin e pas ardhësve të heroit Shaban Polluzha. “ Asnjëherë , në asnjë moment nuk janë lënë anash kujtimet për ndihmën e luftëtarëve të cilët nën udhëheqjen e Shaban Polluzhës kanë dhënë edhe jetën e tyre për ta mbrojtur Sanxhakun nga armiku ynë i përbashkët” tha në mes tjerash Gusinac.