Ese për librin Shtigjet e përgjakura të autorit Ali Daci,botuar në gjuhën malazeze “Krvave staze”
Botues Ars Poetika, Prishtinë 2015.
E tëra le të mbetet e shkruar
Si një mësim,si një porosi
Për ata që do të vijnë pas nesh
Të gjitha këto na i thotë poeti
dëshmitari i kohës.
Ditët e Kurban Bajramit muaj mars 1999. Rozhajë.
Rrënjët e së keqes dhe kontinuiteti i vazhdimësisë së tyre
Shkruan : Safet Hadroviq Vrbiçki
Me vite të ushqyer me epikën e mitit të Kosovës,madje edhe me vargjet e poetëve modernë: Sa ushtri para nesh ? aq tokë pas nesh , mençurakët serbë të Akademisë se Shkencave, të kreut të Kishës serbe të Shen Savës , gjithanshëm të ndihmuar nga ushtria e atëhershme popullore jugosllave duke pasuar projektet luftarake Ram dhe Toka e djegur “3 – Z” të digjen , të robërohen,të theren serbisht zapaliti, zarobiti, zaklati); të konceptuara fshehtësish nga vet kreu ushtarak i viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ,me makinerinë e gjithëmbarshme të përcjellë në pikë të ditës nga vet qendra e Beogradit ,stolisu me kurora lulesh, ishte nisur në shkatërrimin e hapur të shtetit i cili atëbotë quhej Jugosllavi..
Prapa tyre, pas atij oktapodi të harbuar ,nga dita në ditë,nga muaj në muaj, nga viti në vit kanë mbetur fshatra të djegura e të shkretëruara, rajone të tëra, kanë mbetur qytete të rrënuara,kurse krimet bëheshin gjithnjë e më të mëdha dhe gjithnjë më të pakuptueshme për mendjen e shëndoshë.
Kjo pamundësi mori edhe legjitimitet të heshtur prej politikës botërore perfide, e cila për krimet e paimagjinueshme të bëra kundër boshnjakëve në Bosnje dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë kishte sjellë një vokabular politik e pastaj edhe juridik nocionin-spastrim etnik,sikur të ishte fjala për largimin e domosdoshëm nga hapësirat e gjithëmbarshme shtetërore të dy shteteve Bosnjes e Kosovës të diçkaje të papastër dhe të pa shëndoshë,që duhej gjithsesi të spastrohej që të mos ekzistonte ,e jo se ishte fjala për gjenocid kundër popullit domicil, që kishin e kanë vazhdimësi miëvjeçare ,e që të vetmin faj kishin se ishin besimtarë islam
Ajo kohë me të drejt e quajtur si kohë e mallkuar -kohë e shpërthimit të çmendurakëve, për të cilët njeri nga prijësit e tyre të parë Karaxhiqi nga Durmitori duke u lavduar kishte thënë mendimin blasfemik,se në atë mandatin e tyre edhe vet Zoti ishte serb,kohë kur ishte asgjë tjetër pos kohë e lulëzimit të së keqes,kohë e të sakatosurve mendërisht Kudo që kanë shkuar,e kanë shkuar kudo që kanë dashur dhe kanë bërë gjithë atë që u ka rënë ndërmend,pas tyre kanë mbetur vetëm shtigje të përgjakur
Akti i fundit i tragjedisë se çmendurisë,fajtorë të se cilit janë pjesëtarët aktivë të po asaj ushtrie jugosllave( atëherë Serbia dhe Mali i Zi nuk ishin të ndara)është bërë gjatë atë pranverës dhe verës se vitit 1999 kur iu zinin pritë,i ndjenin dhe me snajperë pamëshirshëm i vrisnin fëmijët, gratë dhe- fëmijët të cilët po nga ajo ushtri kishin ikur nga Kosova,duke lënë gjithë pasurinë e tyre,që si refugjatë të gjenin shpëtim në Malin e Zi , i cili atëherë,sipas deklarimeve të zyrtarëve të saj nuk ishte në luftë
Vrasja e refugjatëve
Kidnapimet dhe torturat
Këto rrugë të zhgënjyerve të cilët ëndërronin se me kapërcimin e Hajlës përplot borë dhe të bjeshkëve përreth e do të gjenin strehim dhe shpëtim në Rozhajë dhe në fshatrat e saj përreth (shumica e tyre këndëjpari kishin familjarë dhe të afërm) u ujiten me gjakun e tyre të pafajshëm,u shndërruan në shtigje të përgjakura siç dëshmon edhe libri me titullin e njejtë, n të cilën si një dëshmi besnike për kohën e mallkuar dhe njerëzit e ligë,e përgatiti për botim dhe e publikoi dhe duke e publikuar e ruan nga harresa publicisti Ali Daci.
Pa dyshim ky libër na dëshmon se ë Fushën e Gilit ja në vrarë Faruk Murati nga Treboviqi,i cili kishte vetëm 18 vjet,trupi i të ilit ishte masakruar..
është vrarë edhe Arif Arifaj,i cili pa si që e kishte vendosur familjen ë vendstrehimin kolektiv në Fabrikën e letrës “Dekor” – Rozhajë ishte kthyer në bjeshkë që të kujdesej për bagëtinë . Kishte 4o lopë dhe viça. Ishte zënë nga ana e ushtrisë,ashtu që pas torturimit ishte vrarë dhe hedhur në një gropë.
Libri dëshmon vrasjen e tre vëllezërve Rexhaj. Mehmetit, Ajetit dhe Hatemit ,të vrarë më 21 maj në afërsi të fshatit Ballotiq .
Libri na dëshmon për vrasjen e plakut Musa Rexhaj , i cili tërë jetën është marrë vetëm me bujqësi dhe bagëti. Pra se ta rrahin së pari i kishin marrë 500 marka. E v ranë para syve të familjarëve ,duke mos lejuar as ta varrosin. Për disa javë rresht askujt nuk i kanë lejuar që ti afrohet kufomës që ta merrnin .Në atë grup të refugjatëve mes të cilëve ishte edhe plaku Musa Rexhaj ,ishin 54 meshkuj-refugjatë. Të gjithë ishin zënë robër ishin dërguar në kazamatin e Andrijevicës ,ku ishin maltretuar e torturuar brutalisht -plotë 12 ditë e net. Libri na dëshmon për vrasjen e Muhamed Bljakaj, kufoma e të cilit gjindet më 13. Korrik 1999.. Libri na dëshmon edh për vrasjen e plakut Sadik Ramqaj, i cili ka vdekur me këmbë të lidhura bashkë me Ali Beqirin, i cili po ashtu ka vdekë nga tortura e ushtrisë Jugosllave , trupi i të cilit është zhdukur pa gjurmë.
Libri na flet për vrasjet në Hajlë ku snajperistët vranë sokol Lajçin, Ramë Lajçi dhe plaka Tane Husaj .Sokoli kishte vetëm 15 vjet,kurse Tane Husaj 7o vjet.
Libri na dëshmon për vrasjet brutale në fshatin Husaj,ku u vranë Labinot Kastrati,djalë i vetëm në mesin e 6 motrave . Kishte vetëm 14 vjet , MilazimPelaj .Plaka Namka Brahimaj ,Demiq,nënë e pesë fëmijëve e cila kishte plot 69 vjet
Janë vrarë:
Tre vëllëzërit Brahimaj Rexhepi,Mjurseli dhe Sherifi.
Libri na dëshmon për vrasjen : Afrim Gjuraj i Selim Kelmendi, të vrarë në Bukelin e Epërm..
Libri na dëshmon për kidnapimin e 16 shqiptarëve nga ushtria -më 18 prill 1999
(më gjërësisht faqe 108)
Libri po ashtu na dëshmon për burgosjen e tre meshkujve nga kushërinjtë Mavraj,të dy grave dhe të një fëmije gruaja dhe fëmija janë mbajtur për dymbëdhjetë ditë të burgosur në një kasolle bjeshke. Dauti, Aliu dhe Idriz Mavraj janë mbajtur katër ditë e net të lidhur duar e këmbësh në borë nën kleka,duke i rrahur kohë pakohe e pastaj me xhip ushtarak i kanë dërguar në Novi Pazar. Me justifikim in se i kanë marrë si armiq të rrezikshëm të shtetit ku janë dënuar me procedurë të shpejtuar,pa avokat dhe porotë me nga 3o ditë burgim “.
” Gjatë 25 ditë qëndrimi në burgun e Novi Pazarit takohen edhe me shqiptarë tjerë të kidnapuar : Sabiti, Idrizi dhe babai i tyre nga Klina , dy të tjerë nga Mitrovica,që jetonin në Novi Pazar. (më gjerësisht faqe . 109).
Një vlerë e pamohueshme e këtij libri, së një dokument historik,që i referohet kohës së lulëzimit të se keqes, konsiston në faktin se krahas emrave të viktimave janë dhënë edhe fotografitë e tyre me shënimet e plota biografike…Libri përmban edhe faktin e pamohueshëm se ishte fjala për refugjatë,e refugjatët sipas të gjitha normave të së drejtës zakonore dhe atyre në fuqi të të gjithë popujt e civilizuar janë kategori e mbrojtur,janë ata të cilëve iu ruhet dhe mbrohet nderi,fytyra dhe jeta,e që fatkeqësisht me këtë rast nuk janë respektuar.
Po kështu libri përmban të dhënat e plota të dëshmitarëve të krimit: emrat e tyre,fotografitë,dëshmitë. Libri përmban edhe emrat e kryesve të krimeve .Pra,libri Shtigjet e përgjakshme përmban të gjitha faktet e rëndësishme për nisjen e procedurës penale për krimet e ushtruara ndaj popullatës civile.
Me të gjitha këto fakte të pamohueshme janë njoftuar me kohë të gjitha subjektet relevante ndërkombëtare si dhe opinioni publik..
Procedura gjyqësore dhe mohim i krimit
Të autorizuar nga familjet e nga të afërmit e viktimave,avokatët : Velija Muriq, në emër të Komitetit të Juristëve për mbrojtjen e së Drejtave e të Lirisë në Rozhajë dhe Zenel Mekaj, nga Peja ,në emër të Këshillit për Mbrojtjen e lirive e të drejtave të njeriut kanë paraqitur fletëparaqitje e parë penale Prokurorit Suprem Shtetëror të Malit të Zi-për prokurorin special,më 18 prill 2005. Plotësimin e denoncimit penal në adresën e njejtë e kanë paraqitur më 14 prill 2006.
Procedura është zhvilluar nder vite ashtu që fund të vitit 2013 të gjithë të akuzuarit për krime të bëra ndaj civilëve,janë liruar,sepse sipas fjalëve të gjykatësit Boshkoviq, ” nuk janë dëshmiuar pretendimet e akuzës”.
Një mohim i tillë i krimit nga gjyqtari i Gjykatës supreme të nj shteti,mumnd të formulohet vetëm si tallje dhe përqeshje e drejtë.
Libri si një dëshmi e pamohueshme për çmendurinë e një kohe
Duke e njohur si një njeri kombëtarisht të vetëdijshëm se çfarë duhet bërë pas të gjitha këtyre,publicisti Ali Daci ,që ta shkruante këtë libër për atë kohë të turpshme dhe për viktimat e pafajshme të bashkëkombësve të vet,ka pyetur dëshmitarët,ka mbledhur lëndën e domosdoshëm që në fund pas gjithë kësaj ta shkruante librin me titullin e vetëm të arsyeshëm shtigjet e përgjakshme.
Libri është mbarështuar ashtu si duhet mbarështuar çfarë i duhet një libri me tematikë të tillë dhe se duhet përgatitur. Ky libër do të këtë kohëzgjatje,si një dëshmi e pamohueshme,se atëherë jetonim në kohën e njerëzve të sakatosur mendërisht
E gjitha le të mbete e shkruar
si një mësim,si një porosi
Atyre që vijnë pas nesh
Të gjitha këto ua thotë poeti
Dëshmitar i kohës
Përurimi i librit shtigjet e përgjakura,të autorit Ali Daci.
Qendra për Kulturë , Rozhajë : 15. 04. 2015).