Kundërshtarët e përbetuar politik të bashkuar në tubim në përkrahje të popullit turk!

tubimi

 

Të dielën në 19:30 në shëtitoren kryesore në Novi Pazar do të organizohet tubim në mbështetje të popullit turk dhe luftën e tyre për mbrojtjen e parimeve demokratike. Nisma është mbështetur nga tre partitë rivale më të  madhe boshnjake të Sanxhakut verior, BDZ (BDB) e M. Zukorliqit, SDA (PAD) S. Uglaninit dhe SDP Rasim Lajiqit. Ky do të jetë tubimi, i cili tejkalon dallimet politike dhe programore të partive të Sanxhakut verior. Se a do të takohen liderët, të cilët janë më tepër se kundërshtar politik mbetët të shihet.

 

Liderët e partive politike u shprehën të kënaqur për shkak se tubimi nuk është partiak  dhe besojnë se qytetarët në numër të madh do ta mbështetin tubimin.

tubimi

Të njëjtën ditë, në të njëjtën kohë edhe në Stamboll tubimit  të madh gjatë të cilit  përveç përkrahësve të partisë në pushtet do ta mbështesin edhe liderët e opozitës. Nga tubimi në Stamboll do të dal një mesazh se, pavarësisht nga dallimet politike, kur është fjala për të mbrojtur të drejtën për të zgjedhur, të gjithë mund të jenë të barabartë.