Parlamenti serb votoi qeverinë e re të Republikës të Serbisë. Propozimi Mandati i Aleksandar Vuçiqit është votuar nga 163 persona në mesin e tyre është votuar edhe nga Shqiptari i vetëm në Parlamentin e Serbisë deputeti popullor Fatmir Hasani, ndërsa 62 ishin kundër, dhe nuk ka pasur asnjë abstenime.
Deputetët e Bashkësisë Demokratike Boshnjake (BDZ) të Sanxhakut Muamer Zukorliq dhe Jahja Fehratoviq në mënyrë demonstrative kanë lëshuar seancën e Parlamentit të Serbisë në kohën kur qeveria bënte betimin, pasi në seancë marrte pjesë Reis i Bashkësisë Islame të Serbisë, Sead Nasufović.
Pas votimit, ka pasuar betimi para Asamblesë Kombëtare serbe në të cilën thuhet: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe, zotohem me nderin tim se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjin, që unë si anëtar i Qeverisë me ndërgjegjeje, me përgjegjësi dhe me përkushtim do të jetë i dedikuar për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë në kuadër të Republikës së Serbisë.
Betimi e kryeministrit të ri dhe Ministrave të Qeverisë së Serbisë në Kuvend u ndoq nga presidenti serb Tomislav Nikoliç, president i entitet serb, R . Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, krerët e komuniteteve fetare, Patriarku Irinej Kryepeshkopi Stanislav Hocevar, reis-ul-ulema IMM-së Sead Nasufović dhe trupit diplomatik.
Dita e dytë e debatit për zgjedhjen e qeverisë së re dhe mandatit të Aleksandar Vuçiqit e cila është pritur me polemika të deputetëve të opozitës, si dhe duele verbale të Kryetarit të Parlamentit serbë me liderin e lëvizjes “Dosta je bilo”.
Kryetari i Parlamentit Maja Gojkovic mblidhet për të premten në seancën e parë të jashtëzakonshme në përbërjen e RIK-as, komisioneve parlamentare dhe delegacioneve.