Në një intervistë të liderit të radikalëve serbë Vojisllav Sheshel të vitit 1991 për mediet serbe, ai jepte ide se si t’u bëhet e pamundshme shqiptarëve jeta në Kosovë.
Në intervistë Shesheli fliste edhe për ndërtime termocentralesh në vendet me popullatë më të dendur shqiptare dhe për shfrytëzimin e qymyrit si një mundësi për zhvillim të hovshëm ekonomik të Serbisë.
Intervistën e atëhershme të Sheshelit mund ta lexoni në vazhdim.
Vojislav Sheshel intervistë e vitit 1991: Zgjidhja për Kosovë
Sheshel: Masat e deritanishme në “Kosovë dhe Metohi” kanë dhënë disa rezultate, por nuk mund të jetë zgjidhje e duhur afatgjatë.
Për këtë arsye, ne jemi ithtarë të zbatimit të masave fort më radikale në “Kosovë dhe Metohi”.
Ne angazhohemi qëmenjëherë tëndërpritet çfarëdo lloj ndihme financiare për minoritetin etnik “shiptar”. Para pak kohe kemi kuptuar nga shtypi i afërt me regjimin, se për çdo ditë, nga Fondi për Ndihmë të Republikave dhe Krahinave të Pazhvilluara, në “Kosovë dhe Metohi” “shiptarve” u është paguar nga 1,5 milionë dollarë. Nga këto mjete, kryesisht është financuar “shumëzimi” i tyre tej mase dhe dëbimi i serbëve nga ky territor i yni me rëndësi vitale e historike.
Ne angazhohemi që menjëherë të ndërpritet universiteti në gjuhën “shiptare” dhe të gjitha institucionet tjera kulturore të cilat përkrahen nga buxheti shtetëror. Nuk kemi asgjë kundër që pakica “shiptare” t’i ketë këto institucione, por le t’i financojnë vetë, me mjete vetanake.
Më tutje, ne angazhohemi që menjëherë të ndërpritet prodhimi në të gjitha fabrikat të cilat afarojnë në mënyrë jo-rentabile për shkak të bojkotit të heshtur të “shiptarëve”. Thjesht, ata njerëz të përjashtohen nga puna, e pastaj le të gjenden. Nëse duhet, do t’u japim të gjithëve pasaporta, por nuk do t’i mbajmë përderisa ata nuk punojnë asgjë.
Pastaj, angazhohemi që të gjitha institucionet dhe akademitë ushtarake e policore të cilat nuk janë drejtpërdrejt të lidhur me rajone ushtarake apo institucione shtetërore, të barten në territorin e “Kosovës dhe Metohisë”.
Kjo do të sillte deri ta ardhja e disa dhjetëra mijëra oficerëve, nënoficerëve, policëve dhe nëpunësve shtetërorë dhe tërë infrastrukturës përcjellëse e familjeve të tyre në “Kosovë dhe Metohi”. Me këtë do të ndërrohej në mënyrë qenësore përbërja etnike e popullatës në territor të “Kosovës dhe Metohisë”.
Pastaj, angazhohemi që menjëherë dhe krejt ku kjo është e mundur të hapen miniera të qymyrit në “Kosovë e Metohi” dhe të ndërtohen termocentrale.
Në bazë të rezervave enorme të qymyrit të “Kosovo-Metohijas”, Serbia do të mund të shndërrohej në një nga eksportuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike nëEvropë.
Ku do të ndërtoheshin këto termocentrale? – aty ky janëkoncentrimet më të dendura të popullatës “shiptare”; aty ku janë tokat e tyre pjellore; aty ku janë shtëpitë e tyre.
T’ua bëjmë atyre atë që ata na e kanë bërë neve që nga lufta e këtej. Dhe bota nuk do të mund të na akuzonte aspak për një gjë të tillë.
Nëse thonë që jemi duke i dëbuar “shiptarët”- natyrisht që i dëbojmë, sepse jemi duke ndërtuar termocentrale, e termocentralet janë kusht për ngritje të standardit shoqëror.
Nuk mund të prosperojmë ekonomikisht nëse nuk e bëjmë këtë gjë. Kjo bëhet në tërë botën dhe askush nuk mund të na e sheh për të madhe.
Do t’ua paguajmë dëmshpërblimin në para, por në kushtet e këtij inflacioni kronik që e kemi, ju e dini sa do të thotë ky dëmshpërblim dhe askush nuk mund të na bëjë asgjë lidhur me këtë.
Arrestimi i demonstruesve, ndalimi i organizimit të tyre politik e kështu me radhë, këto janë masa të cilat mund të arrijnë vetëm disa efekte afatshkurtra, në shtigje të gjata asgjë nuk zgjidhin.
Çelësi i vërtetë i ngulfatjes së rebelimit separatist “shiptar” është çelësi ekonomik.
Duhet që përmes masave ekonomike t’i detyrojmë që thjesht të heqin dorë nga synimet e tyre separatiste. Një numër i madh i tyre do ta lëshojnë Kosovën ngase nuk do të kenë si të jetojnë nëse ne nuk i financojmë më.
Gazetarja: Por a nuk do t’i rrezikojmë kështu të drejtat e tyre?
Sheshel: Cilat të drejta të tyre? Le të gjenden! Le të punojnë! Le të prodhojnë! Le t’ia bëjnë si dinë. Shoqëria e lirë nënkupton që gjithkush të kujdeset për vetveten. Si qenka e drejtë e tyre që ne t’i mbajmë? Deri sot ka qenë ashtu, por tash e tutje jo!
Më tutje, ne angazhohemi që të gjithë 360 mijë emigrantët shqiptarë të cilët nga 6 prilli 1941 e deri më sot kanë kaluar nga Shqipëria në Serbi, të gjithë ata dhe fëmijët e tyre me urgjencëtë dëbohen nga Serbia dhe t’i dorëzohen Komesariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara.
Në tërë botën ka shtete më të pasura, prandaj le t’i pranojnë ata, le ta tregojnë edhe ato shtete humanitetin e tyre. Pse vetëm ne serbët duhet ta dëshmojmë humanitetin tonë, përderisa këta emigrantë shqiptarë na e kthejnë duke ngulur thika në shpinat tona.
Më tutje, që po ashtu do të ishte njëra nga masat thelbësore, është që në një brez prej 20-50 kilometrash përgjatë kufirit me Shqipërinë të shpallet zonë e rëndësisë strategjike për Serbinë.
Nga kjo zonë, me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Serbisë, të dëbohen të gjithë pjesëtarët e pakicës kombëtare “shiptare” dhe pas dëmshpërblimit në para, të barten për të banuar në viset tjera të Jugosllavisë.
Për shembull, të barten në Kroacinë dhe Slloveninë e sotme, ngase ato kanë dëshmuar se i duan më së shumti, prandaj konsiderojmë që do ta pranojnë me ngazëllim këtë propozim tonin dhe se do t’i pranojnë përzemërsisht me duar të hapura.
E kur e themi këtë, e kemi parasysh faktin se qendra e rebelimit separatist “shiptar” nuk është as Prishtina e as Tirana, por janë Zagrebi e Lubjana.
Në këtë brez, e tërë toka bujqësore do të duhej t’i ndahej Armatës për administrim. Armata do ta rimëkëmbte prodhimtarinë bujqësore në këtë brez deri sa të ndërtoheshin kushtet për banim më masovik të serbëve.
Të gjithë serbëve, por edhe të pakicave tjera etnike të cilat janë besnike ndaj shtetit serb, të cilët do të donin të banonin atje, do t’u jepnim tokë bujqësore pa pagesë. Ashtu do ta rimëkëmbnim prodhimtarinë bujqësore, do të formonim shoqata aksionarësh dhe në këtë mënyrë do ta zgjidhnim në mënyrë efikase problemin e rebelimit separatist “shiptar”.
Përndryshe, në shtigje të gjata “shiptarët” do të fitojnë, ngase koha punon për ta nëse nuk ndërmerren këto masa kyçe dhe radikale ekonomike.
Çka tjetër do të mund të ndërmerrnim? Duke kaluar kohë me diasporën serbe, kam kuptuar se kjo diasporë numëron rreth 3 milionë serbë.
Shumica enorme e këtyre serbëve është e gatshme që në territorin e “Kosovës dhe Metohisë” të blejnë nga më së paku një hektar toke, e disa edhe më shumë, nga 10 apo 20 hektarë.
Ata do të mund t’i blinin këto toka, do të mund t’ua japin në shfrytëzim shoqatave aksionare nëse nuk janë të gatshëm që vetë të kthehen këtu.
Me rëndësi është që kjo tokë të blihet, që të regjistrohet si pronë e tyre, e këto shoqata aksionare do të mund të punonin dhe kështu të zgjidhet kjo çështje. /KALLXO.com/