Si veprohet me shqiptarët e Kosovës ndaj të cilëve në bazë të listave të fshehta, ekzistojnë akuza për terrorizëm, ose për krime lufte, që arrestohen nga policia sekrete serbe?, në profilin etij në facebok shkruan ish gazetari Bojan Bozhoviq.
Personat ndaj të cilë është lëshuar urdhër-arresti sekret arrestohen zakonisht duke hyrë në territorin e Republikës së Serbisë, në kufi.
Arrestimi i tyre bëhet sipas rregullave të zakonshme. Policia kufitare duhet të veprojë sipas urdhërave që I merr nga lart.
Udhëzimi nga lart thotë se, nëse një person i kërkuar me urdhër-arrest hynë në Serbi, policia kufitare duhet ta lajmërojë policinë sekrete të quajtur SBPOK (Shërbimin për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar).
Deri në ardhjen e forcave të veçanta të policisë, personi arrestuar mbahet në kalimin kufitar, ose në një stacion të afërt policor.
Kështu fillon i ashtuquajturi paraburgim 48 orësh, para se një i dyshuar shqiptar të sillet para gjykatësit për hetimet paraprake.
Anëtarët e shërbimit SBPOK mbërrijnë te i akuzuari zakonisht Brenda dy orëve, për të bërë identifikimin e personit të dyshuar. Identifikimi I personit të dyshuar, ndaj të cilit ekziston një urdhër-arrest, bëhet zakonisht në ambientet e të ashtuquajturit “Pallati i Serbisë” në Beogradin e Ri, ku ndodhet selia e SBPOK-ut.
Policia e SBPOK bënë një testim rutinë, futja e të dhënave dhe deklarimin e të pandehurit në dosje, për veprën me të cilën ngarkohet. Policia e SBPOK-ut tërhiqet, dhe rasti kalon te policia e shërbimit secret serb, BIA. Këta e shikojnë dhe vlerësojnë gjithë dokumentacionin në bazë të të cilit është arrestuar I dyshuari.
Kur bëhet fjalë për arrestimin e shqiptarëve, BIA përdor pothuajse të gjitha metodat e njëjta, dhe në to hyjnë frikësimi, por edhe ofertën e bashkëpunimit, në mënyrë që në rast të zbulimit të informacionit konfidencial që I arrestuari mund të posedojë, ai mund të marrë një dënim më të butë apo edhe të lirohet me kusht që të mbrohet në liri.
I arrestuari merret në pyetje zakonisht në Beograd nga dy agjentë të BIA-s, të lindur në Kosovë, dhe shpesh edhe që ende jetojnë në Kosovë.
Dhoma ku i arrestuari mbahet, janë të vëzhguara me kamera të fshehta, si dhe me mikrofona që inçizojnë çdo bisedë brenda dhome. Këto biseda përdoren më vonë si dëshmi në gjykatë.
Pas përfundimit të marrjes në pyetje, i arrestuari dërgohet në njërin nga dy burgjet e caktuara për shqiptarë: ose në ndërtesën e ish-burgut ushtarak, i cili ndodhet ngjitur me Gjykatën Speciale në Ustanicka Ulica, ose në Burgun Qendror të Beogradit, ndryshe të njohur si CZ numër 14.
Në rastin e të burgosurve politikë të cilët janë të akuzuar për krime në Kosovë, si anëtarë të ish-UÇK-së, ata përfshihen në grupin e të burgosurve që duhet të mbahen vazhdimisht nën vëzhgim.
Kjo do të thotë se dhomat e tyre të burgut vëzhgohen dhe ruhen nga kamerat dhe rojet (gardianët) të cilët para luftës në Kosovë kanë shërbyer si roje në burgun e Dubravës (Istog) dhe atë të Smrekonicës afër Lipjanit.
Të burgosurit shqiptarë që ndodhen në paraburgim, kanë një trajtim të veçantë, dhe mbahen të izoluar nga të burgosurit e etnive tjera, mq qëllim që të shmangen përleshjet në baza etnike.
I burgosuri shqiptar mbahet në qeli ose vetëm, ose me të burgosur tjertë joserbë. Gjatë kohës së shëtitjes në oborr (një orë në ditë), rojet shikojnë që I burgosuri të mos komunikojë me të tjerët.
Gjatë vizitave nga familja, ose gjatë vizitave te mjeku, i burgosuri shoqërohet i vetëm dhe jo në grupe.
Ndryshe nga praktika me të burgosur ordiner, të burgosurit shqiptarë, të akuzuar për krime lufte ose terrorizëm, Brenda muaji mund të zhvendosen deri në 10 vende të ndryshme, dhe hidhen në grupe të burgosurish që bashkëpunojnë me BIA. Të burgosurit shqiptarë rrahen dhe maltretohen, me përjashtim të rasteve kur një burgosur është objekt i mediave, dhe keqtrajtimi i tij mund t’i shkaktojë dëme vendit.
Me kërkesë të institucioneve dhe familjarëve, komandanti i arrestuar i policisë të Mitrovicës (jugore) Nehat Thaqi, mund të vizitohet rregullisht nga ICRC (Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq), si dhe nga Departamenti i të Drejtave të Njeriut të OSBE-së.
I arrestuari do të përballet në mënyrë të përsëritur dhe me vizita të shpeshta nga agjentët e BIA-s, të cilët do ta kërcënojnë viktimen me burgim 10 deri në 40 vjet burg, nëse ai pas seancës së parë në Pallatin e Serbisë ka refuzuar të bashkëpunojë dhe të japë informacione secrete.
BIA përdor informacionet e mbledhura nga agjentët e saj të zhvensosur pas lufte në Kralevë (përgjegjëse për rajonin e Pejës dhe veriun e Kosovës) dhe Leskovc (përgjegjëse për rajonin e Gjilanit, Prishtinës, Prizerenit dhe Ferizajt).
Gjatë procesit gjyqsor, prokurorët përdorin dëshmitarët serbë të shpërngulur nga Kosova, por edhe ata që ende jetojnë në Kosovë.
Të arrestuarit shqiptarë e kanë vështirë të fitojnë të drejtën e mbrojtjes në liri, sepse nëse ata kalojnë në Kosovë, ku Serbia nuk ka më kontroll dhe juridiksion ligjorë, atëherë ata mbeten të pakapshëm për organet e drejtësisë serbe.
Foto 1 . Policia sekrete e Serbisë – SBPOK
Foto 2. Burgu i Qarkut (CZ) në Beograd – Vozhdovac
Foto 3 Ndërtesa e BIA-s, përballë Akademisë Mjekësore Ushtarake (VMA)