Për shqiptarët e zakonshëm në Shqipëri, Sanxhaku, edhe pse në kufi me shtetin shqiptar, është emër pak i panjohur. Aktualisht, Sanxhaku si territor, ndan Serbinë dhe Malin e Zi ndërkohë që kufiri republikan mes Serbisë dhe Malit të Zi kalon nëpër Sanxhak. Për ne shqiptarët është me interes të përmendet se harta e Sanxhakut përfshin vendlindjet e disa prej personaliteteve më të shquara shqiptare.
Sot mediet botërore kryetitull në faqet sportive e kanë boksierin gjerman me prejardhje nga Sanxhaku Marko Huk (Muamer Hukiq) i cili në Hanover mbron titullin e kampionit të botës në kategorinë kruzer.
Sfidues i sotëm është kampioni aktual i Evropës Dimitri Kushr, 32 vjeçar nga Ukraina, i cili i ka 26 meçe profesionale, me 24 fitore me nokaut.
“Luani nga Sanxhaku” 32 vjeçar, në karrierën e tij profesionale i ka 43 meçe, me 39 fitore, prej tyre 27 me nokaut, sonte në Hanover mbron Brezin IBO.
Njëri nga personalitet e shquara të Sanxhakut është boksieri i njohur Muamer Hukiq gjegjësisht Marko Huk. Në Rrafshnaltën e Peshterit, shumë afër kufirit të Serbisë dhe Malit të Zi, në zemër të Sanxhakut gjendet fshati Uglla (boshnjakisht: Ugao). Ky fshat me gjenerata të tëra është banuar nga Hukajt. Por nga ky vendbanim janë edhe familjet për ne të njohura, Uglanin, Plakiqët, Gorçajt etj.
Fatkeqësisht, shumica dërmuese e sanxhaklinjve janë shqiptarë gjysmë të asimiluar. Flasin gjuhën sllave (përveç në disa fshatra të Peshterit ku ruhet ende shqipja e dikurshme) dhe mbiemrat e tyre, që zakonisht janë emra fisesh shqiptare të Veriut, kanë shtesën “iq”. Identitetin e vet politik Sanxhaku ia detyron jo vetëm zakoneve të vjetra shqiptare (të cilat i ruan me fanatizëm), por edhe faktit se nga serbët e malazezët i ndan feja (janë myslimanë). Në shumë fshatra të Rrafshnaltës së Peshterit është ruajtur gjuha shqipe. Sipas tyre fëmijët fillojnë ta mësojnë gjuhën boshnjake me hyrjen në klasë të parë. Kësisoj sanxhaklinjtë gjatë 50 vjetëve të fundit nuk u orientuan as nga Beogradi, as nga Podgorica, por nga Prishtina dhe Sarajeva. Me Prishtinën i lidhte gjaku e tradita, ndërsa me Sarajevën feja dhe gjuha, të cilën para 100 vjetëve e konvertuan nga shqipja në sllavishte për shkak të dhunës së ushtruar mbi ta.
Kampioni i botës Muamer Hukiq (Marco Huck) dikur para një meçi me Nuri Seferin, duke i parë reagimet e shumta të tifozëve shqiptarë, të cilët e kërkojnë me padurim një rematch me Nuri Seferin dhe në shumë komente e sulmonin boksierin me prejardhje nga Sanxhaku, ai kishte reaguar në gjuhen shqipe: “Shqiptarët janë vëllezërit e mi, ju dua me gjithë zemër” ky ishte komenti i shkruar bukur në gjuhen shqipe nga Muameri.
Si do që të jetë , ne sonte Luanit nga Sanxhaku i dëshirojmë sukses në mbrojtjen e titullit .