Sot Shkollën fillore nëntëvjeçare ” DACAJ” në Dacaj të Rozhajës e vizituan drejtori i ShF ” Hysni Zajmi” zoti Sadik Bicaj nga Vrella e Istogut, përfaqësuesi i SHF ” Ndre Mjeda” nga Rakoshi i Istogut zotëri Nuradin Imeraj si dhe shumë i nderuari Zeqir Mehmetaj drejtor i Radio Fontanes dhe pronari i librarisë “Mesharëi” ne Istog.
Vizita e tyre ishte sa humane aq edhe vëllazerore, ata secili veç e veç të vetmes shkollë në Gjuhën shqipe në komunën e Rozhajës i dhuruan një numër të madh lektyrash shkollore që nga klasa e parë gjerë në klasën e IX-të, lektyrë kjo shumë e nevojshme për nxënësit e kësaj shkolle.
Mysafiret u priten ngrohtësisht nga nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Zoti Sadik Bicaj shkrimtar dhe drejtor i SHF”Hysni Zajmi” duke dhuruar lektyrën shkolore nxënësve të kësaj shkolle nder të tjera tha se kjo është vetem një ndihmë simbolike që shkolla jonë u dedikon nxënësve të kësaj ane. Kjo është vetëm nisma jonë në mbështejën institucionale të Kosovës ndaj arsimit shqip këtu në trojet etnike shqiptare në Mal të Zi.
Duke shprehur kënaqësin e Tij që kjo nuk është hera e parë që viziton këtë shkollë Zoti Nuradin Imeraj përfaqësues i shkolles fillore “Ndre Mjeda ” nga Rakoshi i Istogut, ai shtoj se këtë lidhje ndërëvellazërore e pse jo edhe institucionale arsimore e mundësoi si gjithmonë Ali Daci, mësimdhënësve në këtë shkollë, nuk hezitoj të përcjellë përshendetjet e kolegëve dhe nxënësve të vatres së vet arsimore në çastin e dhurimt të literatures shkollore. Imeraj tha se kjo është vetem nje hise jona e dritës dhuruar me kënaqesi kësaj shkëndije të arsimit shqip këtu. Drejtori i Radio Fontanës zoteri Zeqir Muzlijaj dhe pronar i Librarisë “Meshari” në Istog theksoj rëndësinë e shkollës shqipe këtu si të vetmen mburojë kundër asimilimit dhe të vetmës roje të kultit të shenjtë të gjuhës meriton edhe më shumë. Ai nga libraria e tij dhuroj nje vistër lektyrash nga klasa e I-rë gjerë në klsën e IX-të.
Fjalë falenderuese për këtë përkrahje shprehen drejtoria e shkollës, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj vatre edukativo- arsimore.
Shkruan: Ali Daci