Me rastin e 19 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe Familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, më datën 5, 6 dhe 7 mars, organizon manifestimin gjithëpopullore, në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Manifestimi do të organizohet nën patronatin e kryeministrit Isa Mustafa. Më poshtë është agjenda e cila tregon për aktivitetet që do të mbahen më 5, 6 dhe 7 mars.
Programi i Manifestimit:
- Me datën: 5 Mars 2017
Në Prishtinë në Kazermën “Adem Jashari” , duke filluar nga ora 1100L mbahet Ceremonia Ushtarake e FSK-së.
- Me datën 6 Mars 2017
- Nga ora 09 00 do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajit, si dhe në të gjitha komplekset Memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së, në komunat e Republikës së Kosovës.
- Në ora 18 00 në Prishtinë ( Salla e Kuqe) do të mbahet Akademi Përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes JASHARI dhe gjithë Dëshmorëve dhe të Rënëve për LIRI.
- Me datën 7 Mars 2017
- Duke filluar nga ora 17 45 , fillon Manifestimi, riti Tradicional i Dëshmorëve, ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
- Në ora 18 00 vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve”me program kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari në Skenderaj
Organizimi i turneut ne Volejboll (04-05.03) dhe Shah 5. Mars 2017./KosovaPress/