Në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur pjesa e dytë e dokumentarit ekskluziv “CIA për Kosovën”.
Klikoni në videon e mëposhtme për ta parë të plotë dokumentarin.
Emisioni Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, është tashmë emisioni më i shikuar shqiptar i këtij zhanri; si në matjet televizive ashtu edhe në rrjetet sociale.
Pjesa e parë e dokumentarit “CIA për Kosovën” për pak ditë është shikuar plotë 100 mijë herë në kanalin tonë në Youtube. Pjesa e dytë është akoma më interesante, pasi që publikohen për herë të parë dokumente të inteligjencës amerikane për Kosovën.
Sonte, në pjesën e dytë të këtij dokumentari, do të fokusohemi tek ripushtimi i Kosovës nga jugosllavët, gjendja e mjerueshme e shqiptarëve në këtë kohë dhe luftën e komunizmit kundër fesë islame dhe asaj katolike dhe favorizimin e hapur të ortodoksizmit.
Një kapitull i veçantë i këtyre dokumenteve i kushtohet edhe përpjekës së serbëve – sigurisht me ndihmën e komunistëve tonë – që t’i dërgonin shqiptarët në shkolla turke me qëllim për t’i asimiluar ata.
Emisioni Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, është prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini.