Për mediet srbe veprimet e deputetit Imamoviq , janë marrëzira, sepse përveç që i përkulet komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, ai tashmë godet e Vuçiqin.
Enis Imamoviq, deputet në parlamentin serb, morri pjesë të martën në protestat kundër Aleksander Vuçiq në Novi Pazar dhe këtë ai personalisht e publikoi në rrjetet sociale
– Ne jemi këtu! E ju ku jeni? – shkroi ai dhe publikoi foton në të cilën ishte me gruan e tij.
Imamoviq gjatë fushatës parazgjedhore mori pjesë në tubimin Saše Jankovića në N. Pazar ku eshe këtë e dëshmoi nëpërmjet rrjeteve sociale ku publikoi foton me te..
Por problem nuk qëndron vetëm këtu. Mediet serbe përkujtojnë se Imamoviq më 6 mars kishte marrë pjesë në manifestimin e Epopesë së UÇK në Prekaz, dhe ishte përkulur para varrit të Komandantit Adem Jashari dhe të rënëve tjerë, dhe kishte vizituar edhe familjen e Jasharajve. Por, jo vetëm kaq, mediet serbe ia publikojnë edhe foton e cila dëshmon se Imamoviq me bashkëpunëtorët e tij nga KKB dhe ata të organizatës “ Kosova për Sanxhakun“ kishin bërë homazh edhe varrit të Shaban Polluzhës në Polluzhë.