ANTOLOGJI E POEZISË SHQIPE
(“Me pushkë e pen’ për mëmëdhenë!”)
Njoftim
Populli shqiptar, si popull liridashës, ka dëshmuar se e drejta për liri, është një e drejtë që kushton shtrenjtë. Në gjithë historinë tonë shekullore, luftrat kundër pushtuesve, kanë nxjerrë edhe heronjtë e tyre, të cilët janë bërë frymëzim brez pas brezi. Prandaj, mbrojtja e trojeve shqiptare, e së drejtës e lirisë, mbetet një dëshirë e kahershme dhe e vazhdueshme mbarëshqiptare. Në këto përpjekje, një kontribut të pashlyeshëm kanë dhënë krijuesit tanë, duke përmbushur binomin: “Me pushkë e pen’ për mëmëdhenë!”. Në këtë logjik, ne kemi nisur të hartojmë një Antologji të Poezisë Shqipe me karakter atdhetar, me qëllim respektimin e figurave të çmuara të luftrave gjatë gjithë historisë, por edhe inspirimin e fëmijëve tanë, edukimin e tyre me dashurinë për Atdheun. Prandaj, të gjithë ju poetë e krijues që keni diçka për të thënë mbi këto ngjarje historike, për këta heronj të mëdhenj e të heshtur e që, mendoni të jepni një mesazh të gjithëkohshëm, na nisni poezitë tuaja për t’u bërë pjesë e kësaj Antologjie! Kritere: Të gjitha punimet duhet të jenë të shkruara me (ë) dhe jo me (e). Poezitë duhet të jenë të korrektuara dhe të redaktuara. Krijimet që nuk përmbushin kriteret, do të skualifikohen. Së bashku me poezinë, jeni të lutur të nisni një fotografi personale dhe një biografi të shkurtër personale. Materialet i dërgoni brenda datës 10 Shtator, 2017, në adresën: alidac@hotmail.com