Me rastin e gjetjes së eshtrave të disa njerëzve në lokalitetin e paraparë për ndërtimin e ndërtesës së Ndihmës emergjente në Novi Pazar dhe inspektimeve që janë duke u kryer, ku eshtrat janë duke u mbledhur, me dyshim të bazuar për një varrezë masive të boshnjakëve dhe shqiptarëve të ekzekutuar në vitet 1944 -1946. OJQ “Kosova për Sanxhakun” jep këtë
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Angazhimi shumëvjeçar i institucioneve boshnjake dhe individëve të N. Pazarit, në hetimin dhe ofrimit të një numri të madh të fakteve rreth vrasjeve masive të boshnjakëve dhe shqiptarëve në N. Pazar dhe Sanxhak gjegjësisht në lagjen, tashmë të njohur për opinionin e gjerë shqiptarë në periudhën vendosjes së pushtetit serbo-komunist nga viti 1944 deri 1946. Gjetja e sotme eshtrave në të njëjtin vend marrin epilogun dhe ofron të drejtën se ky nuk është një rast i izoluar , por në pjesën më të gjerë të kësaj zone gjendet varreza masive, e cila duhet në tërësi dhe me profesionalizëm të hetohet .
Për shkak se me këtë rast po punohet në mënyrë shumë primitive, jo profesionale, kërkojmë që punët të ndërkrehen menjëherë. Është e papranueshme të vazhdohet në këtë mënyrë të punohet, sepse gjatë largimit, gjegjësisht grumbullimit të eshtrave është e mundur që disa nga eshtrat nuk mund të gjinden dhe të mos dëmtohen.
Kërkojmë nga organet shtetërore serbe që ta bëjnë ekspertizën e ADN–s dhe të përcaktohet identiteti i personave, eshtrat e të cilëve janë gjetur, që të njëjtat t’u dorëzohen familjarëve që ta bëjnë varrimin sipas riteve fetare.
Familjet e viktimave të pafajshme dhe të gjithë popullit boshnjak dhe shqiptar kanë të drejtë të zbulojnë të vërtetën dhe gjetjen e mbetjeve mortore e të gjithë atyre që u ekzekutuan në Haxhet të N. Pazarit.
OJQ “ Kosova për Sanxhakun”
Kryesia Krysuesi : Ismet Azizi
Prishtinë 17 07 2017