Në kuadër të përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të siguruar tekste shkollore për shqiptarët në Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, zv/ministri i Arsimit, Agim Berdyna, në Ulqin ia dorëzoi tekstet e Abetares për fatosat shqiptar në Mal të Zi, kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Genci Numanbegu, i cili njëherit është edhe deputet në Kuvendin e Malit të Zi.
Me këtë rast, Berdyna është shprehur se, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Arsimit, do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e arsimit shqip në Mal të Zi dhe treva tjera ku jetojnë shqiptarët jashtë kufijve administrativ të Kosovës dhe Shqipërisë dhe se ky njëherësh është edhe obligim moral e kushtetues i dy shteteve tona.
“Ndjehem i privilegjuar që kam rastin t’ua dorëzojë tekstet e Abetares dhe uroi që nxënësit të kenë sukses në jetë, ndërsa ne si Ministri e Arsimit, në forma të ndryshme do të vazhdojmë të ju mbështesim në vazhdimësi në përmbushjen e objektivave që keni në fushën e arsimit shqip të brezave të rinj në trevat tuaja”, tha zv/ministri Berdyna.
Ndërkaq, Numanbegu ka falënderuar MAShT-in për mbështetjen e vazhdueshme, për të shtuar se, shqiptarët e Malit të Zi jo vetëm tash që do të marrin tekstin e Abetares, por mbështetja vazhdon edhe përmes ndarjes së kuotave për studentët në Universitetet Publike të Kosovës