Në përputhje me udhëzimet tuaja telegrafike, unë kam hetuar, aq sa është e mundur, masakrat serbe ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, Nënkolonel Sherman Miles i dërguari i Depertamentit të Shtetëve të Bashkuara.
Këto zona ishte spastruar tërësisht nga shqiptarët dy muaj para se unë të arrija në Mal të Zi, të vetëmet prova të mundshme që kam gjetur ishte ajo e deshmive të refugjatëve shqiptarë pranë Shkodrës dhe deklaratave të zyrtarëve serbo- malazezë.
Masakrat me të medha u kryen nga serbët në qytetët: Pejë, Gjakovë, Podgur, Rugovë, Plavë dhe Guci, Beran, dhe Rozhajë. Më 21 nëntor 1918, sipas të dhënave shqiptare, malazezët në Pejë u përpoqën të çarmatosin një tregtar shqiptar. Shqiptarët kundërshtuan këtë, dhe nga ky moment filluan luftimët. Në Pejë ndodhej edhe një detashment i vogël Kalorësisë Franceze, dhe disa batalione të trupave serbe. Shqiptarët pohojnë se, pas zjarrit të trupave Aleate, malazezët u tërhoqën.
Ndërmjet datës 15 dhe 25 dhjetor 1918 shumë shqiptarë ishin masakruar në rrethinën e Podgurit, ky rajon kishte rreth 50 fshatra shqiptare. Pleq, gra dhe fëmijë u masakruan, 138 shtëpi të djegura dhe rreth 400 shtëpi të plaçkitura. Shqiptarët që shpëtuan ikën në male. Shqiptarët pohojnë se kjo ishte paramenduar dhe mirë organizuar nga serbët.
Në foto Milliq Kërrsta, një kirmnil famëkeq serb i cili kishte vrarë shumë patriotë shqiptarë që kundërshtonin regjimin serb, sidomos në rajonin e Dukagjinit, gjatë viteve 1919-1935
Para 25 dhjetori deri në fillim të marsit, kur masakrat duket se kanë pushuar, disa informata të shqiptarëve ishin të mangeta. Luftimet vazhdueshme dhe masakra kanë ndodhur në Plavë dhe Guci dhe në rrethe të Rugovës, Pejës, Podgurit dhe Rozhajë. Shqiptarët thonë se nga 15 fshatra në rrethin e Rugovës nuk është lënë as edhe një shpirt i gjallë. Tetëqind njerëz u masakruan atje, pa llogaritur burrave të vrarë ndërsa i rezistonin. Në rrethin përreth Rozhajës shumë fshatra u shkatërruan dhe 700 shqiptarë u masakruan pa rezistencë. Në Plavë dhe Guci 333 gra, fëmijë dhe pleq u masakruan.
Në të gjitha këto të dhëna nga autoritetët shqiptarë, ata akuzojn drejtpërdrejtë trupat serbe, si dhe barbaritë në formën e dhunimit të vajzave dhe djegien njerëzve për së gjalli. Pothujse nuk ka mbetur asnjë shqiptarë në rrethet e prekura, që të gjitha janë masakruar ose kanë ikur në male ose në Shkodër. Ata thonë se numrin e shqiptarëve të vrarë që nga nëntori i kaluar arrinë deri në 30 mijë shqiptarë të vrarë.
Sipas të dhënave zyrtare serbo-malazeze që i kam marrë nga një komision, i cili ishte dërguar në rrethin në fjalë për të gjetur se çfarë kishte ndodhur. Ata pohuan se kanë kaluar tre javë në këtë rrethin. Ata u kthyen më 10 maj në Cetinje. Ka qenë një zyrtar malazez nga Tivarit dhe një kolonel serb. Sipas informacioneve të tyre, shqiptarët rezistuan autoritetet serbe, dhe pas luftimeve rreth 100 vetë u vranë. Këto viktima ishin të ndarë në mënyrë të barabartë midis serbo-malazezëve dhe shqiptarëve. Me përjashtim të një ose dy grave shqiptare të vrara aksidentalisht gjatë luftimeve në fshatra.
Fakti i çështjes është se çështja u zhvillua në një rajon malor dhe shumë të paarritshëm në mes të nëntorit të vitit 1918 dhe në fillim të marsit 1919. Me përjashtim të një detashmenti të vogël të kalorësisë franceze, i cili ishte i pranishëm në shpërthimin e konfliktit, por e cila duket se është tërhequr shumë shpejt pas asaj cfarë kishte ndodhur, nuk ka huaj për të dëshmuar ngjarjet.
Kapiteni Brodie (Ushtrisë Britanike), ndërsa ishte duke u përpjekur për të hyrë në këto rrethina në muajin Shkurt, u arrestua nga serbët dhe u dërguan me roje në Beograd. Detajet e çështjes dhe madje edhe përgjegjësinë për fillimin e tij ndoshta kurrë nuk do të përcaktohet në mënyrë të paanshme. Por kjo është një fakt i padiskutueshëm se tani ekzistojnë në një numer prej 2000 deri 2500 refugjatë shqiptarë nga Mali i Zi të cilët tani janë afër Shkodrës, dhe pa dyshim shumë më tepër në male.
Amerikanët, britanikët, italianët franceze i kanë parë këta njerëz duke ikur, dhe bien dakord që refugjatët iknin nga represini serbë jashtë vendit të tyre duke marrë me vete vetëm disa rroba. Kjo është groteske dhe pa-kuptim për serbot-malazezët për të thënë se këta shqiptarë, të cilët kishin jetuar gjithmonë në ato troje, braktisën shtëpitë dhe pronat e tyre dhe ikën në thellësi të dimrit pa qenë të detyruar për ta bërë këtë.
Asgjë nuk mund të kanë prodhuar këta refugjat përveç dhunës serbe. As nuk është fare e mundshme që malazezët, pa ndihmë nga serbët, mund të ketë detyruar shqiptarët të shperngulën. Këta (shqiptarë) të fundit janë luftëtarë të shkëlqyer, dhe vetëm mund të ketë qenë dëbuar nga trupat rregullta te organizuara serbe ose Jugo-sllave Personalisht, besoj, (Nënkolonel Sherman Miles), nga ajo çfarë unë kam mundur të gjej në Mal të Zi dhe Shqipëri, se serbët-malazezët kryenë një numër të madh te masakrave mbi shqiptarë në Mal të Zi juglindore, dhe se kjo është bërë me qëllimin e paramenduar të spastrimit etnik të shqiptarëve dhe dëbimin e tyre me qellim pushtimin e tokave të tyre.
Unë nuk besoj se tani është e mundur për të t’i denuar përgjegjësit për masakrat e kryera në këto rrethina, dhe nuk mund të n të përcaktojë në mënyrë të paanshme detajet apo numrat e njerëzve të vrarë. Shifrat më janë dhënë nga Misioni Britanik në Shkodër dhe numri i të vrarve nga serbët është mes 18,000 dhe 25,000 shqiptarë të masakruar, është vetëm një përafrim, siç është pretendimit nga të dhënat shqiptare për 30.000 shqiptarë të vrarë.
Por nuk mund të ketë dyshime se me qindra, në mos mijëra shqiptarë u vranë dhe se shumica, nëse jo të gjithë të tjerët u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Unë besoj se serbo-malazezët qëllimisht shfrytezuan avantazhet për faktin se Fuqitë e Mëdha ishin të zhytura në shumë çeshtjetë mëdha, dhe askush nuk kishte interesuar në ato për momentin, për të konsoliduar dhe mbajtur territorët të dhëna nga Traktati i Bukuresht, dhe për të cilat ata nuk kishin pretendime të vlefshme nacionaliste.
Serët nuk duhet lejuara kurrë për ta bërë këtë; por ata e kanë bërë atë, dhe unë besoj se tani ekziston vetëm një mënyrë për të riparuar pjesërisht gabimin e bërë-të shpërfillin plotësisht Traktatin e Bukureshtit, dhe për të nxjerrë kufij të rinj shqiptarë përgjatë vijave nacionaliste si ata janë të njohura dhe kanë ekzistuar gjatë viteve 1913-1914.
Këtu dhe atje karakteristika gjeografike do të duhet të merren në konsideratë, por asnjë palë nuk duhet të favorizuar në terrenin e asaj, se kush ka bërë me shume apo me pak gjatë Luftës së Parë Botërore. Sllavët e Jugut dhe shqiptarët janë në thelb ndryshëm, dhe madje edhe antagoniste në të gjitha karakteristikat se që është e pamundur të pritet që ata të jetojnë në paqe brenda të njëjtit kufi politik për shumë breza që do të vijnë. Unë dua të jap këtu me shifrat sipas Komitetit Shqiptar në Shkodër, numrin e refugjatëve shqiptarë në Shkodër, në popullsinë e rretheve të përfshira:
Qarku i Rugovës ……………………………………..7000
Plavë-Gucia………………………………………….. 23,000
Rozhaja………………………………………………….18,000
Peja……………………………………………………….20,000
Podguri………………………………………………….15,000
______ Gjithsej…..83,000
Në rrethet e mësipërme (me përjashtim të Rugovës, banorët e së cilës janë të gjithë shqiptarë) popullsinë e përbenin 5% e serbë dhe 95% shqiptarë.
Në Prishtinë ka pasur 91.000 shqiptarë dhe 6,000 serbë.
Në Vilajetin e Kosovës ( në kuadër të tij ishte edhe Sanxhaku) 850,000 90,000 serbë…/