Doli në dritë libri “Rrugëtimi i shqiptarëve të Rozhajës për mbijetesë nëpër kohë”, i autorëve Faruk & Kenan Daci.
Më datën 6 tetor 2017 , ditën e premte me fillim në ora 11:00, në sallën e Qëndresë së Kulturës në Rozhajë, Mal i Zi, do të promovohet libri i autorëve Faruk & Kenan Daci me titull “Rrugëtimi i shqiptarëve të Rozhajës për mbijetesë nëpër kohë”.
Me këtë rast fftohen dashamirët e librit, qytetarët e Rozhajës, shoqatat, mediat pamore dhe të shtypura që të marrin pjesë në këtë promovim unik dhe të rëndësishëm.
Ky libër mbeshtetet financiarisht nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.