Përkundër motit të ftohët dhe me shi në Tutin të Sanxhakut , mbi njëmijë qytetarë Nga Tutini dhe viset përreth morën në protestë paqësore, e cila u mbajt në sheshin e qytetit në Tutin për shkaka të vrasjes së Fahrudin Skarepit të cilën vrasje e kreu pjesëtari i policisë Serbisë R. Bjeloica.
Në emër të organizatorit, tubimit iu drejtua kryetari i Organizatës Jo Qeveritare për mbrojtje e të drejtave të qytetarëve të Sanxhakut “Zambak”, z. Naser Batkiq, i cili vuri në dukje se terrori i policisë ka vazhduar që nga viti 1990 dhe se në lidhje me këtë krim mediat kanë shpërndarë informacion të rremë. “Për disa ditë me radhë mediat kanë transmetuar informata të gabuara në lidhje me vrasjen e Skarepit. Këtu me ne është dashtë që të jetë dëshmitar Mirsad Omeroviq, cili atë natë ishte në makinë me Skarepin. Omeroviq sot iu bë e pamundur ta thotë të vërtetën se çfarë ka ndodhur atë natë. Prokuroria ka dhënë urdhëresën pikërisht për ditën e sotme në orën 14 të paraqitet në Gjykatë për të dhënë deklaratë. Ky veprim i prokurorisë është bërë me qëllim që të i bëhet e pamundur të merr pjesë në proteste për ta treguar të vërtetën,“ tha para të pranishmëve Naser Bakiqi.
“Ne jemi këtu popull i cili dëshirojmë të jetojmë së bashku edhe serbët , shqiptarët dhe boshnjakët, dhe të gjithë nacionalitetet duhet t’iu dalim përballë kësaj grupe kriminale,” tha përvç tjerash Bakiq.
Në protestë janë shtruar shtatë kërkesa: të hetojë vrasja e Fahrudin Skarepit; që vrasësi t’i shqiptohet sipas ligjit dënim maksimal; kërkohet të iniciohet padi penale dhe aktakuzë kundër të gjithë pjesëmarrësve të cilët janë përgjegjës për këtë krim, duke i kërkuar nga prokurorisë për marrjen e të gjitha masave ligjore për të zgjeruar aktakuzën; pastaj kërkohet shkarkimi i menjëhershëm i shefit të Policisë në Tutin, Nermin Zeqiroviq. Mandej, kërkohet shkarkimi i komandantit Sasa Çaviqit. Gjithashtu kërkohet përgjegjësi nga prokuroria në Novi Pazar për mos arrestimin e pjesëmarrësve në vrasjen e Skarepit, sepse të njëjtit shkaktojnë pasiguri të qytetarëve dhe me këtë iu është krijuar mundësia e fshehjes së provave.
Organizatorët kërkuan nga ministri i policisë së Serbisë Nebojsha Stefanoviq të kërkoj falje publike për shkak të deklaratës në të cilën sipas Bakiqit, ka mbrojtur vrasësin dhe sulmuar viktimën.
Në fund, të pranishmit bënë lutje për të ndjerin Fahrudin Skareparin dhe për të gjithë të tjerëve të vrarë gjerë më tani, gjatë aksioneve të policisë së Serbisë.
Sipas mediave lokale dhe regjionale, në tubimin protestues përveç deputetit Jahja Ferhatoviq, nuk morën pjesë asnjë zyrtar komunal apo regjional.