Web faqja serbe “ Poreklo”: Zukorliq dhe Thaqi, kushërinj
Themeluesi i web faqes “Poreklo” (shq. Origjina) thotë se Shesheli është serb ndërsa Zukorliqi është i afërt i Thaçit!
Krtiniq ka shtuar se dega BY611 e haplogroupës R1b, të cilës i përket Zukorliqi, është e përfaqësuar në të gjithë popujt e Ballkanit, por është shumë karakteristikë për shqiptarët.
– Paraardhësi i përbashkët i kësaj dege ka jetuar para rreth 3.000 viteve. Është interesant se Zukorliq gjenetikisht është shumë i afërt i Hashim Thaçit, sepse ekziston rezultati i testimit të Hashim Thaçit nga Broja e Drenicës – zbuloi Krtinić, i cili shpjegoi edhe haplogroupën e Zukorliqit.
– Popujt keltë mund të jenë kushërinj shumë të largët të Zukorliqit, duke marrë parasysh se paraardhësi i tyre i përbashkët ka jetuar 6.200 vjet më parë. Nuk është e vërtetë se ky haplogroup është në lidhje me 8% të serbëve dhe 0% të rusëve, por është e ngjashme me 6% të serbëve dhe 6% të rusëve – tha themeluesi i “projektit të ADN-së serbe.”
Zukorliqi e bëri testin e ADN pasi u provokua nga Shesheli!
Zukorliqi dhe Shesheli para disa javëve janë marrë me prejardhjen e njëri tjetrit, dhe njëri tjetri ia kanë numëruar rrëzat e gjakut. Pasi që kreu i radikalëve Vojislav Sesel për “Alo!”, tha se ADN-ja e kolegëve të tij të parlamentit Muamer Zukorliqit padyshim tregon se ai është serb, ish-myftiu na dha rezultatet e testit të tij të ADN-së dhe përcaktoi se çfarë kishte për të treguar ADN Sheshelit.
Paraardhësit e Zukorliqit erdhën nga Lindja e Mesme përmes Kaukazit në Ballkan në periudhën para formimit të Ilirisë. Të gjitha popujt kelt janë kushërinj të largët të Zukorliqit, përfundon ueb faqja “Poreklo”
/Ismet Azizi/