Çdo vizitë në Shqipëri më sjellë kënaqësi të veçantë. Rruga e Kombit është gjeja më e bukur që ka mundur të ndodhë midis dy shteteve shqiptare. Nëse dikur rrugëtimi për vendin e shqiponjave ishte i vështirë dhe i gjatë, tash sa qelë e mbyllë sytë siç thonë gjendesh në Tiranë.
Nga Skënder MULLIQI
Edhe viteve te kaluara, por edhe këtë vit miku im, Flamur Gashi veprimtarë I dalluar I çështjes kombëtare , këshilltarë I presidentit, Ilir Meta, më kishte ftuar në presidencë më rastin e Festave të Nëntorit,Te ftuar ishin gazetarë, diplomatë dhe njerëz të artit dhe të kulturës nga trojet etnike .Isha në Tiranë disa herë , por jo edhe në Pallatin e Brigadave , ku është selia e presidentit të Shqipërisë. Është ky një vend I bukur siç është edhe mbarë Shqipëria vend I bukur ashtu si ia ka falë Zoti të gjitha ato bukuri dhe begati natyrore. Ne ambientet ku bëhej pritja nga z. Ilir Meta, ishte nje atmosferë vërtetë festive .Të pranishëm ishin shumë diplomatë të huaj , ndër ta ishte edhe ambasadori amerikanë z. Donald Lu, kryeministri, Edi Rama, Leka Zogu,parlamentarë, e shumë figura të tjera të jetës publike. Zura një vend afër një tavoline ku ishte një djalosh I gjatë dhe I bukur më të cilën u njoftova .Quhej Idi Mina një biznesmen tiranas më të cilën kaluam qaste të mira. Orkestra shqiptare ishte në një kënd të sallës e cila gjithë kohën i shoqëroj te pranishmit më tingujt e bukur të muzikës serioze. Radha I erdhi edhe fjalimit të presidentit, Ilir Meta I cili pasi që i përshëndeti të pranishmit mbajti një fjalim të shkurtër lidhur më Festat Kombëtare. Presidenti Meta dhe kryeministri, Edi Rama ngrenë dolli me shume mysafire në sallen e mbushur me te ftuar. Ne dy anët e sallës ku mbahej takimi enkas ishte bërë servimi I ushqimeve tradicionale shqiptare me lloje të ndryshme të pijeve. Kur mendova së nuk është asnjë person nga Kosova dhe trojet etnike, ashtu befas takova mikun tim, Ali Dacin nga Rozhaja, nënkryetar i shoqatës “Kosova për Sanxhakun’, kryetarin e shoqatës, Ismet Azizi, anëtarin e kryesisë, Safet Hadroviq-Vrbicki dhe anëtaren e shoqatës, zonj. Amina Nuroviq. I bëmë disa foto së bashku dhe në një çast afër nesh ishte edhe veprimtari i devotshem, Riza Halimi nga Lugina e Preshevës. Për një çast i thash Aliut, së ende nuk e kam pa Flamur Gashin. Jo ma ktheu Aliu, nuk është sonte I pranishëm së I ka vdek mixha në Kosovë. Sigurisht së me erdhi shumë keq. Të nesërmen I shpreha ngushëllime ne fb për humbjen e më të dashurit të tij .Pas këtij momenti i bëmë disa foto edhe më presidentin e Shqipërisë, z.Ilir Metën. Kaluam sigurisht qaste të cilat nuk shlyhen lehtë nga kujtesa. Ika nga Pallati I Brigadave më një taksist nga Permeti më të cilin për pak kohë bëmë një shoqëri të mirë, së vërtetë edhe u tregua së ishte njeri i ndershëm siç janë të ndershëm dhe mikpritës te gjithë shqiptarët e Sipërisë. Nga qendra e Tiranës për në Lushnje ku banon që disa kohë djali im Laurati , ika me makinë I shoqëruar nga bashkëshortja ime dhe nusja djalit. Te nesërmen herët në mëngjes shkuam në Tiranë më djalin Lauratin, ku mbahej për herë të parë panairi I produkteve bujqësore I organizuar nga Ministria e Bujqësisë në krye më zëvendësministrin dhe mikun, z.Dhimo Kote, një njeri I cili për shumë vite kishte qenë kryetar I komunës së Xarrës, vetëm disa kilometra larg Sarandës së bukur. Me z.Kote isha takuar dhe miqësuar vitin e kaluar në Xarrë.
Xarra është një copë parajse siç e quajti më të drejtë Rudina Xhunga e cila e kishte bërë një shkrim enkas për këtë vend të plantacioneve të mandarinës .Ajo ndër të tjera thotë ”Xarra është parajsë gjithë ngjyra- ngjyra e aroma, çdo tokë e punuar, plantacione të tëra më mandarina, që të marrin sytë dhe mendjen ,dhe nuk të besohet derisa takon Dhimon, që je në fshat shqiptarë”. ”Po si mund të i kish nga ky fshat që kishte dalur më 3 milionë euro fitim nga shitja e prodhimit të vet, mandarinës -Klementina ishte shprehur Dhimo “ .Nga ky vend I vogël por më plotë punëtorë të vyeshëm në krye më Dhimo Koten furnizohen gjithandej jo vetëm trojet shqiptare por edhe shumë shtete të Evropës. I thash vetëm disa fjalë për z.Dhimo Kote, së vërtetë ky njeri më punën e bërë e ka merituar postin e zëvendësministrit të Bujqësisë .Panairi I produkteve bujqësore në sheshin kryesor të Tiranës ishte organizuar për mrekulli. Sidomos binin në sy piramidat e formuara prej mandarinave ,mollëve dhe domateve duke krijuar kështu një panoramë të bukur bashkë më gjitha prodhimet tjera të cilat u ekspozuan për dy ditë më radhë. Të pranishëm atë ditë feste për ti përgëzuar bujqit e vyeshëm anekënd Shqipërisë ishte edhe kryeministri I Shqipërisë,z. Edi Rama, ministri I Bujqësisë z.Niko Peleshi, kryebashkiaku I Tiranës, z,Erion Velijaj etj, të cilët edhe mbajtën fjalime në mbështetje të prodhuesve dhe të biznesmenëve të vendit. Ishte një ditë plotë gjallëri e organizuar për herë parë në Tiranë si meritë e z. Kote, më të cilën patëm një takim të ngrohtë pas një viti. Ne panair ishte I pranishëm më prodhimin e domateve edhe biznesmeni I vyeshëm nga Fieri, z.Fatos Zeka I cili punon bashkë më djalin Lauratin, të cilët furnizojnë më produkte bujqësore cilësore vendore edhe shumë shtete të Evropës.