Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve – Shkup, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Logos-A” – Shkup, organizoi konferencën shkencore me temë “Organizata Xhemijeti dhe rezistenca e saj kundër kolonizimit”, njofton Portalb.mk.
Drejtori i Institutit, Skender Asani, tha se sot është dita kur e shënojmë përvjetorin e themelimit të Xhemijetit dhe për neve kjo është një ditë feste. Por ne kemi festë jo vetëm për këtë arsye, por edhe sepse kjo është hera e parë që një institucion shkencor shqiptar në hapësirën shqiptare, kudo qoftë ajo, organizon një konferencë për organizatën politike “Xhemijet”. Në të vërtetë, ashtu siç e kemi thënë shumë herë, Instituti i Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve po dëshmon edhe në vepër se e ka me gjithë mend dhe seriozisht studimin e historisë kombëtare shqiptare të shqiptarëve të Maqedonisë, tha Asani.
Akademik Akademik Verli, drejtor i Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, theksoi rëndësinë e mbajtjes së kësaj konference, duke theksuar se me këtë po nxirret në dritë një kontribut i madh i bartësve të lëvizjes kombëtare, me në krye Ferat Dragën, në një kohë shumë të vështirë për shqiptarët.
Para punimeve të konferencës, u bë promovimi i librave të autorit Skender Asani: “Veprimtaria e organizatës Xhemiejti në trevat lindore – 1919-1925” dhe “Dokumente per veprimtarinë politike të Xhemijetit”. Për këto vepra folën studiuesit Nuridin Ahmeti dhe Sevdail Demiri.
Në konferencën shkencore, kontributet e tyre shkencore i paraqitën referuesit nga institutet shkencore të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit:
Marenglen Verli: “Profili i Ferhat Dragës në dokumentacionin shqiptar dhe serb”;
Qerim Lita: “Ferhat bej Draga, prijës i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të viteve tridhjeta të shekullit të kaluar”;
Jusuf Osmani: “Rezistenca e Xhemijetit kundër zbatimit të kolonizimit dhe të reformës agrare në trevat shqiptare”;
Hakif Bajrami: “Kongreset e Xhemijetit”; Halim Purellku: “Xhemijeti në zgjedhjet parlamentare në rrethin e Kërçovës (1920 – 1923- 1925)”;
Nebi Dervishi: “Veprimtaria e Qenan Zija Manastirliut”;
Zeqirja Idrizi: “Halim bej Deralla, urë lidhëse midis Xhemijetit dhe Komitetit të Kosovës”;
Redžep Škrijelj: “Sandžak i Džemijet (1917-1924)”;
Naim Halimi: “Xhemijeti në kujtimet e veprimtarit kumanovar Azem Hoxha”;
Ismet Azizi: “Aqif Blyta – figurë kryesore e organizatës Xhemijeti”;
Skender Asani: “Burimet historike rreth veprimtarisë së Xhemietit”;
Zeqirija Ibrahimi: “Identiteti politik i Xhemijetit”;
Jorina Verli: “Procesi i shpronësimit dhe shpërnguljes së shqiptarëve nga Jugosllavia pas shuarjes së Xhemijetit”;
Наташа Диденко: “Културниот и политичкиот живот на муслиманите според Глиша Елезовиќ (1918-1925)”;
Nuridin Ahmeti: “Xhemijeti në historiografinë shqiptare”;
Alban Dobruna: “Pjesëmarrja e Xhemijetit në zgjedhjet parlamentare të vitit 1923 në Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene”;
Ardita Hajdari–Buqinca: “Themelimi dhe zhvillimi i veprimtarisë së organizatës Xhemijeti dhe kontributi i vëllezërve Draga”;
Murtezan Idrizi: “Disa burime arkivore në lidhje me themelimin dhe veprimtarinë e Xhemijetit”;
Beqir Meta pati fjalën e mbylljes së konferencës.
Të gjitha materialet e konferencës, do të botohen në një edicion të veçantë.