“Kosovar, ki mendjen”
Gayeta kërkon një mobilim dhe përkushtim më të madh në radhë të parë të vet kosovarëve: “Krijimi i Jugosllavisë Federative ty Kosovë po të gjen me duar në gji e më sy në gjumë.
Ti nuk je e organizuar e as e përgatitur për ti mbrojtur të drejtat e tua.
Jugosllavia ka me qenë e dame në kantone autonome, kroatët e sllovenët, maqedonasit e malaziasit e boshnjakët kanë me pas secili kantonet e veta dhe vetëm ti o fatzi ki me ngel prapë rob i përulur. Kosova jote o kosovar ka me qenë tjerë nëpër fasha dhe fashat e saj do tu ngjiten kantoneve fqinje të maqedonasve, serbeve e malazezve.
Kosovar zgjohu nga gjumi sa nuk është tepër vonë. Zgjohu nga gjumi dhe beje që zëri yt të dëgjohet. Bëj që zëri yt të buçes e ti mbroj të drejtat tua, tregohu trim ashtu si te ka fal natyra.
Nuk është nevoja që të zbrazësh pushkë e të derdhësh gjak. Trimërinë tregoje me fjalë guximtare dhe me qëndrim guximtar. Po nuk lëvize ti vet as Muhameti e as Krishti nuk kanë me zbrit prej qiellit me ti këputë ty zingjirt e robërisë. Dhe as bota e huaj nuk ka me ardhë kurrë me te kap ty për flokësh e me të nxjerr nga balta. Bota është gati me të ndihmu, por dëshiron ta ndijë zërin tënd.
Dy deputet anglez të vizituan, ti kanë parë hallet e do të përkrahin përpara botës mbarë. Tregohu i denjë i kësaj përkrahje”.
Gazeta “Kosova”, Konstancë, 17 korrik 1932.