Këshilli Kombëtar Boshnjak mbajti seancë solemne me rastin e Ditës së Rinisë në të cilën mysafir special ishte një mik i madh i Sanxhakut, Z. Stjepan Mesiq, presidenti kroat për dy mandate nga viti 2000 deri në 2010 dhe presidenti i fundit i ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë .
Duke ju drejtuar mysafirëve dhe këshilltarëve të pranishëm, Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Dr.Sulejman Ugljanin pas një mirëpritjeje të ngrohtë përshëndeti dhe uroi 5 prill Ditën e Rinisë në Sanxhak.
“Kjo është një datë shumë e rëndësishme në jetërat tona dhe në historinë tonë të fundit. Në këtë ditë ishim kundër fushatës së madhe shtetërore serbe për mobilizimin dhe rekrutimin e të rinjve boshnjakëve , formë me të cilën ftoheshin në luftën kundër Sllovenisë. Atëherë me vendosmëri kemi kërkuar që nëse do të duhet të vdiset, do të vdesim në shtëpinë tonë si njerëz, jo si agresorë në Slloveni. Andaj edhe një herë, urime për të gjithë ne Ditën e Rinisë”.
Mesiq përshëndeti kremtimin e kësaj dite dhe u kujtoi të gjithë të pranishëm rolin e madh të të rinjve sot, pas të gjitha ngjarjeve nga e kaluara.
“Kemi pasoja të mëdha nga lufta, të cilat janë në një ekonomi të shkatërruar, por edhe në urrejtje të madhe. Tani, si gjithkund, duhet ta zgjidhim atë në këtë kohë të pas konfliktit. Duhet bashkëpunuar. Të gjitha luftërat gjatë historisë kanë përfunduar me paqe , kështu duhet t’i japim fund kësaj lufte të fundit, por përsëri në mënyrë të civilizuar. Mënyra më e mirë për të arritur një funksionim të suksesshëm të rajonit tonë është hyrja në Bashkimin Evropian. Në këtë rast, pra, ne të gjithë kemi shumë punë, ne më të vjetër kemi më pak, dhe këta të rinj kanë shumë më tepër. Ata do të kenë më shumë sukses në këtë rrugë nëse janë të organizuar mirë, nëse i njohin qëllimet e tyre dhe nëse e njohin mënyrën me të cilën mund t’i kryejnë ato. Edhe një herë ju përshëndes juve që keni kontribuar që të rinjtë të kenë organizatën e tyre, në fund, shihni duke shënuar ditën e tyre , të cilën duhet përshëndetur. Keni respekt për neve që nuk jemi nga ky rajon, sepse kur në Bosnjë, Alija Izetbegoviç ndaloi mobilizimin e të rinjtë boshnjakë për të shkuar në APJ dhe për të shkuar në luftë në Kroaci për ne kjo ishte një ndihmë e madhe, veçanërisht pasi që njerëzit nuk janë vrarë, dhe mandej kishte më pak presion mbi ne. Gjithashtu, vendimi i juaj që të rinjtë mos të shkojnë në APJ-së, dhe mos shkuarje në luftë në Slloveni dhe Kroaci dhe më pas në Bosnjë, përsëri ishte një kontribut për arritje më të shpejtë të paqes. ”
Në seancën solemne morën pjesë të gjithë këshilltarët, kryetari i komunës së Novi Pazarit, Tutin dhe Senicës, presidenti i Këshillit Boshnjak i Malit të Zi, përfaqësuesit e shoqatës “Kosova për Sanxhakun” dhe OJQ-të tjera nga Sanxhaku.