Shoqata Kombëtare Boshnjake-Amerikane (BANA) dënon ashpër Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës e kryesuar nga ministri Igor Crnad, i cili dramatizoi dhënien e vizave ekipit të kadetëve të përfaqësueses së basketbollit të Republikës së Kosovës, për të marrë pjesë në ekipin Kampionatin Evropian për kadetë, Division B, i cili do të mbahet në Sarajevë.
Klanet serbomëdhenj nacionalist në Ministrinë për Punë të Jashtme të B dh H , të udhëhequr nga Crnad, si dhe Federatën e Basketbollit të BiH, që politizuan një ngjarje të tillë të kadetëve të kampionatit evropian i cili synon të sjellë së bashku të rinjtë nga gjithë Europa dhe të zhvillojnë shpirtin konkurrues të sportit, dhe “pa kufitar ” të përhapin miqësinë në mes të rinjve. Vet akti i vonesës deri në momentin e fundit për dhënien e vizave për anëtarët e ekipit të Kosovës, është tregues se nacionalizmi serbomadh dhe bandat kriminale përdorin institucionet e Bosnjës dhe Hercegovinës, në këtë rast Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Federatën e Basketbollit të B dhe H, dhe nëpërmjet tyre përhapin racizmin dhe urrejtjen etnike ndër sportistët e rinj, apo ndaj qytetarëve dhe shtetit të Republikës së Kosovës, për të cilin shtet shumica absolute e qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës ka një mendim të mirë, përveç kësaj edhe lidhjeve ekzistuese familjare dhe miqësore.
Shoqata Kombëtare boshnjake-amerikane fton përfaqësuesit e institucioneve të B dhe H për një seriozitet të këtij lloji që ka vu në siklet shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Ne nxisim përfaqësuesit boshnjakë në nivelet më të lartë të presidencës së B dhe H dhe të Këshillit të Ministrave, si dhe Federata e Basketbollit të dënojnë publikisht këtë akt famëkeq dhe jo-civilizues me të cilin në momentin e fundit ka bllokuar dhënien e vizave për të premten në mbrëmje, 10 gusht 2018, të zhvillojnë ndeshje reprezentacioneve midis gjashtëmbëdhjetë-vjeçarëve të B dhe H dhe Kosovës. Me këtë akt çnjerëzor dhe racist siq veprojnë përfaqësuesit serbë, të gjithë njerëzit e mendimit të lirë, janë mposhtur. Më në fund janë mundur edhe kadetët e nacionalitetit serb , të cilët sigurisht janë të prirur të marrin pjesë në gara, për t’u bërë yje botërore, por jo nga politikanët e tyre në fillim të zhvillimit të tyre të pengojnë të mos shkojnë përpara, dhe kjo është e gjitha për shkak të politikave nacionaliste të udhëhequr nga pasardhësit e kriminelëve të luftës Millosheviq dhe Karaxhiç.
Ne i bëjmë thirrje Këshillit të Ministrave për të zëvendësuar menjëherë Igor Crnadka nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe në fund të ndaluar poshtërimin e institucioneve shtetërore.
Me këtë rast, Shoqata kombëtare boshnjak-amerikan kërkon nga të gjitha institucionet e B dhe H pa vonesë të njohin pavarësinë e shtetit të Republikës së Kosovës, dhe në këtë mënyrë në të ardhmen të parandalohet kjo dhe procedurat të ngjashme, përfaqësuesve të pa denjë në qeveri të cilët shkaktojnë dëme të mëdha shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Në të njëjtën kohë me njohjen e shtetit të Kosovës, do të lejojë lëvizjen e papenguar të njerëzve, lidhjet familjare, shkëmbimit reciprok tregtar dhe zhvillimin ekonomik. Ne theksojnë se qytetarët e shtetit të Republikës së Kosovës, kanë nënshkruar një marrëveshje me Republikën e Serbisë për tregti dhe lëvizjen e lire të qytetarëve me letërnjoftime ose pasaportë. Ndërsa pikërisht për shkak të ndikimit të politikës serbomadhe në B dhe H, kjo e drejtë mohohet për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës.
Theksojmë për opinionin, sidomos në Kosovë, që pas kësaj sjellje raciste qëndron Serbia në krye me presidentin Aleksandar Vuçiq i cili ndikon nëpërmjet satelitëve të “zbehtë” të udhëhequr nga Milorad Dodik, të cilët janë nën ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe dhe Akademisë Serbe. Shkruan në mes tjerash në informatën për media të Shoqatës Kombëtare boshnjak-amerikane .