Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiç, anëtare e kampionit të Malit të Zi, Buduçnosti dhe e kombëtares malazeze, është prezantuar me fanellën e re të klubit të saj.
Ajo me klubin e saj ka pretendime që të luftojnë të jenë sa më lartë në Champions League, ndërsa në Mal të Zi janë të pa konkurrencë. Buduçnosti përgatitet për Champions League, e cila është në grup me Metz Handball nga Franca, Odense nga Holanda dhe Larvik HK nga Norvegjia.
Bukuroshja shqiptare mbush bateritë me klubin e saj, për sfidën e parë kundër Odenses, që luhet me 6 tetor në orën 19.00 në palestrën “Moraça” në Podgoricë. Me 13 tetor luajnë si mysafire e Larvik HK, ndërsa me 21 tetor i shkojnë Metz, kurse me 4 nëntor e presin Metz. Me 11 nëntor luajnë në udhëtim me Odensen dhe me 17 nëntor në Podgoricë takohen me Larvik HK. Në fakun Dijana luan në krahun e djathtë dhe është prej më të mirave, e cila pritet të jetë edhe më e mirë se në vitin paraprak.