Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, sot ka organizuar eskursion për nxënësit e shkollave të mesme të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Këta nxënës, në orën 12:00, do të priten në objektin e Qeverisë së Republikës s Kosovës, në sallën P38, ku kryeministri Ramush Haradinaj do të mbajë një fjalë rasti.
Agjenda:
07:00 : Nisja nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci
10:00 – 10:30 Vizitë në Prekaz
12:00 – 12:20 Fjalë rasti nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj
Fjalë rasti nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti:
12:20 – 13:30 Dreka në Prishtinë (Objekti i Kryeministrisë)
14:00- 14:30 Vizitë në Parkun Arkeologjik të Ulpianës
16:00 – 18:00 Vizitë në Prizren
18:00 – Kthimi