Përfaqësuesit e Partisë për Veprimit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, Partia Demokratike e Sanxhakut (SDP), Partia Liberal Demokratike (LDP), Partia për Sanxhak dhe Partisa Popullore e Sanxhakut, kanë vlerësuar me deklaratë të përbashkët se për trazirat e djeshme në Novi Paza përgjegjës dhe fajtor në radhët ë parë janë autoritetet shtetërore.
Përfaqësuesit e Partive të Sanxhakut në të ardhmen do të kërkojnë urgjentisht takim të udhëheqësve të komunave të Sanxhakutme me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për njoftuar me aktivitetet e regjimit serb dhe eksponentëve të saj.
Sekretari i Përgjithshëm i SDA Sanxhakut Ahmedin Shkrijelj ka thënë se incidentet në Kuvendin eqytetit të Novi Pazarit është i “porositur, organizuar dhe mbështetur nga Beogradi, policia serbe dhe shërbimet e sigurisë për të shkaktuar ndarje dhe kriza në Novi Pazar dhe Sanxhak”.
“I bëj thirrje qeverisë serbe ta tërhe ushtrinë serbe, policinë, prokurorinë dhe gjykatat nga Sanxhaku për shkak se ata paraqesin kërcënim të forcave të armatosur për boshnjakët. Iu bëj thirrje organizatave ndërkombëtare për të dërguar një mision për të monitoruar tërheqjen e forcave dhe të autoriteteve serbe dhe të marrin pjesë në formimin e institucioneve multi-etnike përbërja e të cilave iu përgjogjet strukturës së popullsisë së Sanxhakut, “shtoi ai Shkrijelj.
Përfaqësuesit e pesë partive kanë bërë të ditur se së shpejti do të organizojnë një tubim proteste në Novi Pazar të quajtur “Sanxhaku nuk është Perëndimi i egër.”