Sot Shkollën fillore “Dacaj” në Dacaj të Rozhajēs e vizitoj Ambasadori i Republikës së Kosovës në Podgoricë Shkëlqësia e Tij Z. Skënder Dirmishi.
Fillimisht ai u prit nga drejtori i shkollës Z. Haxhi Lajçi me ç’rast e njoftoi Z. Durmishi me gjendjen dhe kushtet e zhvillimit të procesit edukativo- arsimore në të vetmën shkollë në gjuhēn shqipe në komunën e Rozhajës. Drejtori i shkollës Z. Lajçi në pranin e mësimdhenësve dhe nxënësve i dëshiroj Ambasadorit Durmishi mirëseardhjën në vatren e arsimit shqip duke shpreh kënaqësin e tij për këtë vizitë aq domëthënëse për kolektivin dhe nxënësit e kësaj shkolle. Z. Lajçi në detaje njoftoj Ambasadorin fuqiplot të Republikës së Kosovës në Mal të Zi Z. Skënder Durmishi për sukseset dhe arritjet e këtij institucioni kaq të vlefshem për Malësin e Rozhajës.
Ambasadori Durmishi falenderoj nga zemra drejtorin dhe kolektivin dhe nxënësit e ShF. “Dacaj” për mikëpritjën dhe shfaqi gatishmerin e Tij për bashkëpunim nderinstitucional në mes dy shteteve dhe ministrive përkatëse për avancimin dhe përmirësimin e kushteve të punës në arsim e me theks të veçantë për ndihmesën që duhet dhënë konkretisht kësaj shkolle si në infrastrukturë e mjete arsimore por edhe në organizimin e seminareve për avancimin e arritjes në mësim. Z. Durmishi theksoj nevojën e domosdoshme dhe urgjnte nga organet gjegjëse në Mal të Zi për të ndërmarr hapa konkret në permirësimin e kushteve për punë duke mos kursyer as institucionet e Kosovës në këtë rast që të bëjnë atë ç’ është e ligjshme për përkrahjen e këtij institucioni arsimor në gjuhën shqipe.